Me padinë ndaj Ardian Dvoranit, Ilir Meta synon që të fusë në ngërç Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ashtu sikurse ndodhi edhe me Gjykatën Kushtetuese.
Ky ngërç mund të krijohet në rast se ndaj kreut të KED fillon ndjekja penale, pas kallëzimit që bëri Ilir Meta ditën e djeshme.
Po çfarë ndodh?
Në rast se Prokuroria vendos të ndjekë penalisht Dvoranian, i mbetur vetëm tashmë si anëtar i Gjykatës së Lartë, atëherë ai automatikisht përjashtohet nga rikandidimi për në KED, duke e futur në kolaps këtë të fundit.
Ligji përcakton se një person që është në ndjekje penale nga organi i akuzës, nuk mund të kandidojë për të qenë pjesë e KED-së.
Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të KED do të hidhet në dhjetor, ndërsa funksionimin ky institucion do ta nisë në fillim të vitit 2020 me një mandat 1- vjeçar.
Sipas ligjit, përcaktohet se kandidati plotëson kushtet kur “magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim, ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale”.
Po sipas ligjit, është presidenti i Republikës ai që, në prani të Avokatit të Popullit, përzgjedh anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me short midis datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, por nëse këtë proces nuk e bën presidenti, atëherë fjala i mbetet Parlamentit.
Ardian Dvorani drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ai kryen si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm, pas procesit të vettingut.
Medi Bici, një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë, i konfirmuar në detyrë, ushtron kompetencat në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe siç thonë burime të sigurta, KLGJ nuk e ka dërguar emrin e tij për t’u shortuar.
Por ndërkohë ligji kërkon që kreu i KED të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë .
Që do të thotë se Ardian Dvorani ngelet vetëm dhe sërish në garë si emri potencial dhe i vetëm për të drejtuar KED edhe për mandatin e ardhshëm.
Mbetet për t’u parë nëse 3 Prokuroritë, ku është dorëzuar kallzimi penal i Metës ndaj Ardian Dvoranit, do të nisin ose jo ndjekjen penale ndaj kreut të KED.
Nëse kjo ndodh atëherë “ngërçin e radhës” do ta ketë pikërisht ky institucion.
Dhe duket se ky është qëllimi i Ilir Metës, me padinë ndaj Ardian Dvoranit.
Kërkon me çdo kusht sabotimin e reformës në drejtësi.
Ja pra që i doli koka muhabetit! Presidenti i shpifur nga koka tek këmbët bën parimorin si mbrojtës i kushtetutës.
Një dëshirë të madhe kam këto ditë: të shikoja një reagim mbarë popullor për largimin nga detyra të mostrës Ilir Meta!
Jo more zotëri, meta do mbrojë popullin shqiptar dhe reformen në drejtësi .
Ky bandit president duhet te nxirret zvarre nga zyrat e shtetit. Pasuria ti konfiskohet ketij shemtire dhe te ndeshkohet maksimalisht per demet qe i ka bere popullit. Ptu tu zhdukte rraca o Edi Rama se e ke prere popullin ne bese me zgjedhjen e ketij hajduti per president. Te qofshin haram votat e shiptarve te ndershem.
Zgjedhja e tij ne Presidence kusg per qellim zbythjen dhe shthurjen e organizates famekeqe LSI , cou Meren ne presidence , goduti lsi -ne deri ne paralize , dhe tani e ka te lehte ti shpartalloje .
Cdeshe ti ? Ta linte kryetar partie ? Te riorganizoheshin , te hidhej andej nga i takon dhe ka vendin , nga PD-ja , dhe te bashkuar te luftonin ?? Kete deshe ?? Ik o ik o Alumi , ik e ha plenc , mos u mer me keti kesisoj gjonash …….vecse pi u more mos haro qe politika eshte poker per lojtare te nedhenj, dhe Edi Rama eshte gjigant , pi i shoarralloi mendihmen epartenerwve rane te huaj dhe kryesisht atyre matane oqeanit cdo thuash pastaj ??? Mbaje mend kere koment dhe mos e haro, Edi ua futi te gjatin pa kuptuar , shfrytezoi karakterin e dobet te Metes si karierist, e coi atje , ku e shumta nuk firmis ndonje dekret , i plasu Rames se nuk firmosi , au ata qe desh i ka afer , si Sander lleshaj , si ate kosovarin , po ashtu largoi dhe Ditmirin qe kush qelbur gjithe ambasadat dhe vendosi nje kamikazh qe sdo tja dije se ke ka perpara dhembaroi ajo pune . Rama ua futi te gjatin deri te gryka dhe ata sndien gje , dhe kjo eshte merita e tij …………..
Meta nuk ka asnje arsye te padisin Dvoranin ne prokurori.
Komentuesi…
Mere me lëng ,se mishi mbaroi.
AGONIN E TIJ DO ZGJASE. SE NE FAKT RRON MIRE PO NUK FLE REHAT.
Mir qe presidenti njifet tashme po ky dvorani ku e ghen kte fuqi per te ndyr reformen ne drejtsi??? Ja pra qe ska reforme. Te dy ne burg.
Eshte nje taktike e poshter e Ilir Metes te shtyje sa me shume vajtjen e tij ne te semes por harron se sa me shume siklete i sjell Reformes ne Drejtesi koqja aq me thelle do i hyje nga mbrapa legenit kur ti vije dita. Besoj se do jete me prioritet ne listen e prokuroreve te SPAK. Urojme te ndodhe keshtu e ta shikojme kermen pas hekurave!
Bastardi Like -Hajduti duhet te Tridhet .Si e Qysh duhet ta jape Xhevapin Mazhoranca e Leshit qe po Ben Gjume .