Një ditë më parë ishin në kafe, "ustallarët" Ilir Meta e Sali Berisha takohen sot dhe në Presidencë për t'i dhënë "drejtim" krizës

20 Nëntor 2019, 10:53Politika TEMA

Kreu i Shtetit po kërkon këshilla nga ish-presidentët. Një ditë pasi takoi Rexhep Mejdanin, burime nga Presidenca njoftojnë se sot radhën e ka Sali Berisha.

Mësohet se Berisha është thirrur në takim në orën 12:00, ndonese dy “ustallaret” e krijimit te krizave ne Shqiperi ishin takuar nje dite me pare ne kafe, por ka “lezet” takimi dhe ne Presidence per t’i dhene “drejtim” krizes.

Një ditë më parë, teksa postoi në Facebook një foto me Mejdanin, Meta zbuloi se diskutoi me paraardhësin e tij në detyrë për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës politike dhe institucionale.

Nuk ka asnjë konfirmim nëse Berisha do t’i shkojë Metës në zyrë, por për aq kohë sa kanë qeverisur së bashku dhe se ai është pika e dobët e Presidentit aktual, nuk ka asnjë dyshim për pjesëmarrjen në takim.

Një muaj më parë, Meta i dërgoi Berishës 75 trëndafila në përvjetorin e tij.

“Për ju ka vetëm pranverë” – i shkruante ai në kartolinën e urimit.

3 komente në “Një ditë më parë ishin në kafe, “ustallarët” Ilir Meta e Sali Berisha takohen sot dhe në Presidencë për t’i dhënë “drejtim” krizës”

  1. rrema says:

    KETA TE DY E KANE MARRE PENG SHQIPERINE…..
    JANE VRASES DHE HAJDUTE…..
    KETA JANE DY MILJARDERET ME TE MEDHENJ NE SHQIPERI…..
    TE DY KUR HYNE NE POLITIKE VETEM NGA NJE XHAKETE KISHIN….
    SHIKONI KU JANE O MIOPE QE JU SHKONI MBRAPA…
    SHIKONI O SHPELLARE….

  2. DHE CFAR BEN QEVERRIA ?

    BEN SIKUR TE JET NE ENDER !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    SHTET I DEGRADUAR NGA DY SHKERDHATA NJEREZORE

  3. Qytetari i Thjeshte says:

    Kete radhe Saliu nuk te ndihmon dot se ka hallet e veta dhe te pjelleve te tij, biologjik e te adoptuar.
    Beni mire te filloni te mendoni tek cila qeli do rrini tek 313 se po ju mblidhet laku per fyti.
    Do ikni nga kjo bote me llogari te mbyllura… Drejtesia vonon por nuk harron, sidomos ajo Hyjnore..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje