Meta takon "Soros"-in dhe bën thirrje: Ndërkombëtarët të rrinë larg, fatet e atdheut në duart tona

20 Nëntor 2019, 21:32Politika TEMA

Pas sulmeve ndaj miliarderit amerikan George Soros, kreu i shtetit Ilir Meta ka ndryshuar kurs, duke kërkuar që ta ketë në krah për zgjidhjen e krizës së krijuar prej tij dhe për të sulmuar ndërkombëtarët.

Gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e së mërkurës me ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, në dy krahët e tij, nga njëra anë ishin përfaqësuesit e Fondacionit Soros, ose siç njihet Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe në anën tjetër, konsitucionalistin Kristaq Kume.

Në përfundim të këtij takimi, i cili zgjati për rreth 60 minuta, foli Kristaq Kume i cili zbuloi më shumë atë se për çfarë u diskutua në këtë takim. Sipas tij, Meta ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës politike nuk duhen të varen shpresat tek ndërkombëtarët, pasi në shumë raste më tepër se kanë ofruar një zgjidhje, kanë qenë pengues.

“Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, por ai do t’i adresohet popullit për rrugët, për instrumentet që duhet përdorur për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Kriza të zgjidhet nga ne, të mos i varim shpresat te ndërkombëtarët, pasi shpesh ato janë faktor pengues më shumë se zgjidhës.

Ne na tha presidenti se është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me popullin shqiptar. Një thirrje për të gjithë aktorët politikë brenda dhe jashtë parlamentit që të bëhemi bashkë dhe të bëjmë reformën e thellë legjislative, që nëse bëhet gjithëpërfshirëse është më e mira. Jemi dakord me presidentin Meta”, tha Kume, duke cituar kreun e shtetit.

Sa i përket sulmeve ndaj miliarderit amerikan, zyra e tij pati deklaruar se do të kërkonte shpjegime ndaj kreut të shtetit shqiptar, ndërkohë që duket se tashmë ujërat janë qetësuar, pasi edhe vetë Meta nuk e ka pasur më pjesë të ligjërimeve të tij publike.

10 komente në “Meta takon “Soros”-in dhe bën thirrje: Ndërkombëtarët të rrinë larg, fatet e atdheut në duart tona”

  1. Arben says:

    Si t’ja bejme qe 90% e shqiptareve kerkojne BE. President I ke pyetur shqiptaret nese i duan apo jo nderkombetaret (ketu eshte fjala per SHBA BE). Ne emer te kujt flet? E shikon çfar lufte bejne shqiptaret per tu bere pjese e BE, e vetem keto procedura vonese nga ana juaj i pengon shqiptaret. Kjo eshte inisiative e tipit hoxhist,por te pakten ne kohen e tij megjithese ne skamje,ishin te gjithe te barabarte. Gjekmarkaj nga fisi i gjonmarkajve flet si orjentalist nderkohe mbahen ne histori si oksidentale.

  2. Populli te uren like says:

    Po pa Tjeter duhet te jemi na krah te metes saliut lulit mones mos ti lem nderkombetaret te na shkaterojn duke Vene ligje te bien mireqenie te rregullohet ekonomia jo do ti luftojm qe te mbrojm hajdutet qe te gezojn pasurit e vjedhura me aq mund e djers,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,ti ilir meta duhet te digjesh me turen e druve si kriminel I me I madh I kombit shqiptar ,,,,,, duket te ka ardhur ngordhja qe Po e kruan me nderkombetaret,,,,,,,antipatik njeri

  3. Plugu says:

    Meta me sa duket do bredhin si qen i rrahur neper bote,do loboje kundra qeverise dhe ambasadoreve te akredituar ne shqiperi.

  4. Arber iliri says:

    Ilir meta eshte nje hajdut ordinet.

  5. Nik says:

    Kristaq Kume “konstitucionalis”!? Gabim, zoteria ben mire vetem llogarite (arithmetike) per ndarjen e mandateve te partive pas zgjedhjeve bazuar ne formulen e propocionalit.

  6. hasani says:

    Kristaq kurva mbron liken pasi edhe ai ka pak frike se e ka ngjyer gishtin pak ne parate tona dhe shkarkimi dhe denimi i likes mund te nxjerre ndonje palacollek te tij. Por plehrat nje vend kane, ne landfill (burg).

  7. Zen says:

    Fatet tona me doren e Mones…..Hapu dhe

  8. ppa says:

    Besoj e dini qe drejtuesi i ketij fondacioni eshte nga Skrapari!

  9. ppa says:

    Edhe ky Kume nuk u lodh duke bere kompetentin ; edhe kot fare sepse vjen verdalle dhe nuk thote asgje; edhe sot duke cituar Presidentin nuk merrej vesh bente zedhenesin e Presidentit apo …

  10. animas says:

    Ky Kristaq Kume do i zgjidhe te gjitha….nje dallkauk….e ka bere universitetin si shtepine e tij, i biri dekan pijanec qe gjithe diten e ke drunk, e bija pedagoge, vete gjithashtu…..nuk eshte turp qe vazhdohet akoma keshtu….????? Ku eshte ndryshimi ??? Asgje ska ndryshuar po nuk u hoqen keto plehra qe shohin vetem interesat e tyre…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje