De Biazi i rikthehet Euro 2016: Momentin më të trishtë e kisha në grumbullim, por për atë paguhesha

21 Nëntor 2019, 16:26Sport TEMA

Xhani De Biazi arriti të bënte realitet ëndrrën e çdo shqiptari për të parë ekipin Kombëtare në Europian.

Në vitin 2016, Kombëtarja arriti të kalonte një grup shumë të vështirë me skuadra si Danimarka, Portugalia e Serbia dhe për të provuar forcën në një tjetër grup të vështirë, me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë.

Natyrisht një nga meritat më të mëdha atë kohë, e kishte De Biazi i cili arriti të krijonte një skuadër solide e cila bindte dhe pësonte pak gola.

Kritikat për të, vazhdojnë të jenë të shumta për faktin se la jashtë Rashicën, Shalën dhe Gjimshitin teksa vetëm ky i fundit qëndroi te Shqipëria ndërsa Rashica dhe Shala u larguan për te Kosova.

Në një intervistë të dhënë për një nga radiot italiane, De Biazi i është rikthyer edhe një herë atij Europiani.

Ai shprehet se momenti më i vështirë për të dhe i trishtë, ka qenë momenti kur duhej të kthente në shtëpi 3 futbollistë teksa shton se për të bërë këto zgjedhje paguhej.

“Nuk i kisha idetë të qarta në nëntor kur u kualifikuam por u qartësova me 15 ditët e grumbullimit në Austri.

Mora me vete 26 lojtarë dhe gjëja më e trishtë ishte të lija jashtë tre lojtarë por të paguajnë për të bërë këtë e ti zgjedh në bazë të atyre që janë bindjet e tua dhe asaj që ke parë në nivelin fizik dhe se si ishin futbollsitët”, tha De Biazi.

1 komente në “De Biazi i rikthehet Euro 2016: Momentin më të trishtë e kisha në grumbullim, por për atë paguhesha”

  1. Erli says:

    Kur e ktheve Rashicen,,, ktheve 30 vjet mbrapa Shqipërinë në futboll. Bravo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje