Reja rinovoi për 4 vite më Shqipërinë, tregon objektivat në mediat italiane

21 Nëntor 2019, 13:51Sport TEMA

Sapo nënshkroi një kontratë 4-vjeçare më Kombëtaren Shqiptare dhe në fund të saj do të jetë 77-vjeç.

Por mosha nuk është një problem për teknikun Italian Edoardo Reja, ai e konsideron atë një ndjenjë të përjetuar dhe nuk iu jep rëndësi shifrave. Ish tekniku i Lazio rinovoi me Kuqezinjtë edhe pse nuk arriti ta kualifikonte kombëtaren tonë në Euro 2020.

“ Është një sfidë shumë e bukur dhe një projekt i madh që me jep entuziazëm.

Do të kem në mbikëqyrje të gjitha lëvizjet futbollistike dhe më pas nëse jam tekniku më i vjetër në qarkullim më jep kënaqësi”, raporton fjalët e trajnerit Reja, Radiosei.

Nuk dorëzohet Edoardo Reja dhe nuk e përmend Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Qatar sepse mendon se djemtë e tij janë pak mbrapa me 13 vende në dispozicion nga Evropa për këtë kompeticion, por synon Euro 2024.

“Ky është një vend i gjallë, me njerëz që kanë një vlerësim të madh për ne italianët. Ndoshta besojnë më shumë ata te ne, sesa në italianët te vetja”, shprehet Reja.

4 komente në “Reja rinovoi për 4 vite më Shqipërinë, tregon objektivat në mediat italiane”

  1. kulla bjeshkeve says:

    Respekt per Reja,por do te ishte me mire qe ato pare ti merrte nje staff shqiptar.

    1. genti says:

      po te ishte shqiptar do koruptohej dhe do merrte lojtaret varur nga sa lek i japin, jo sa mire luajn

  2. mirel says:

    E MERITON vendin e trainerit te Kombetares. Per pake kohe beri jashtezakonisht shume. Respekte

  3. Plaku says:

    Reja nuk e ka aspak të gjatë, pas nja dy humbjeve e pushon në vënd Duka. Më pas ai merr lekët me gjyq sipas kontratës, lekë të cilat duhet ti ndajë me Dukën. Sepse kot nuk i kërkojë Duka atij të lidhte kontratë për katër vjet, kur vet Reja pranoi se ishte shumë i vjetër për kontratë katër vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje