FOTOT: Shitën shtëpinë dhe palestër, për të jetuar brenda… autobusit

22 Nëntor 2019, 12:37Lifestyle TEMA
FOTOT: Shitën shtëpinë dhe palestër, për të jetuar

Një çift ka bërë një zgjedhje të guximshme për të ndërtuar jetën e tyre së bashku. Ata shitën gjithçka, për të jetuar në një autobus që në mënyrë të tillë të shëtisin botën.

Nuk janë të çmendur Michael dhe Taëny McVay, por me siguri kanë shumë kurajo.

Ideja i erdhi pas një video për modelime automjetesh në 2018. Pak ditë më vonë vunë në shitje shtëpinë dhe palestrën që zotëronin, dhe blenë për 5 mijë dollarë një autobus që shërbente për transportin e nxënësve, i vitit 2004.

Shumë pak mund të mendonin që në hapësirën e automjetit mund të ndërtoheshin një kuzhinë, një sallon, një dhomë gjumi, dhe një banjë me dush.

Rezultatet janë mbresëlënëse, të arritura më së shumti me duart e tyre dhe me një kosto rinovimi rreth 15 mijë dollarë, tashmë çifti banon në autobus gjatë gjithë kohës.   (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje