Sulmi ndaj Ambasadës së SHBA, reagon DASH: Po ndjekim situatën pas komenteve të Ilir Metës

22 Nëntor 2019, 16:45Politika TEMA

Departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komenteve të presidentit Ilir Meta ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”.

Pas sugjerimit të djeshëm të Ambasadës amerikane në Tiranë që Shqipëria t’i drejtohej për opinion Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, presidenti Meta u shpreh me një gjuhë të ashpër duke thënë “Jo më shtet të Ambasadave, por shtet të së drejtës”.

Duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për komentet e djeshme të presidentit Meta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkura nuk ka ndryshuar”, thotë zëdhënësi, duke shtuar se “vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Shtetet e Bashkuara, shton më tej zëdhënësi, “do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”.

7 komente në “Sulmi ndaj Ambasadës së SHBA, reagon DASH: Po ndjekim situatën pas komenteve të Ilir Metës”

  1. USA says:

    Go meta. Arriten Marinsat theqin breket
    Nga koka o like me xhepa ne fund te pantallonave.

  2. Ah more shpellar ,kunder zhvillimit says:

    O like hajduti si shume po e kruan me gjethe fiku…
    Amerika eshte si shpirt,e kam ketu…bente si legen
    Burre i munikes pa dinjitet dhe ata qe e vune ne ate post po diskreditojne vendin dhe vertetojne se turkoshaket nuk mund te qeverisen vete….
    Ngelem duke pyetur te huajt per cdo gje

  3. Hartel Visha says:

    NOTHINK. We have never broken relations with the USA

  4. Kollodoku says:

    Me qeci dhe dashuri do ta bejn dhe ty likeee.

  5. Mona says:

    DASH-i yne o e mprehu shpaten,
    Edhe i’her o per situaten.
    Kjo asht shpata qe u rrin tek koka
    Gjith’hajdutve si Ilir Koklopa.

  6. rexha 10 says:

    MIRE E KENI JU MORE ZOTI AMBASADOR I AMERIKES ,PORE DO TE BESHE MIRE QE TI HEDHESH NJE SY ATIJE MAKRONIT ,SE PO PREGATITET ME E CUAR SHQIPRINE DREJTE UNIONIT BALLKANIKE QE NUKE EKZISTON ME DOKUMENTA , PORE ME BASHKEVEPRIME QE TA KALONI NE UNIONIN EUROPIAN. SHUME FRIKE E PASKA ATE LEPENIN ,SAQE NA DOGJI EDHE NEVE DHE PO PERDORE SERBINE SI SHKAKE ME KOSOVEN.

  7. h says:

    Perkthehet se ,do e bejme reformen dhe do e “bejme” edhe meten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje