Po bëhej gati për dasmën e motrës, por modelja përfundon në… pranga

23 Nëntor 2019, 22:20Lifestyle TEMA
Po bëhej gati për dasmën e motrës, por modelja

Një modele është arrestuar pasi policia zbuloi se në profilin e saj në Instagram mbante foto me armë të ndryshme. 19-vjeçarja Gabriela Assunção, u ndalua mbi akuzën e trafikimit të armëve. Në rrjetet sociale, ajo pozonte toples duke puthur pistoleta dhe armë të tjera më të mëdha.

Modelja ka rënë në pranga edhe një herë tjetër për të njëjtën arsye. Në makinën ku ajo udhëtonte sëbashku me të dashurin, autoritetet gjetën pistoleta, pushkë dhe qindra fishekë. Ajo mohoi të kishte dijeni për armët dhe u la të hetohej në gjendje lirë.

Megjithatë duket se rrjetet sociale i dhanë fund lirisë së saj. Policia zbuloi se ajo kishte shumë foto dhe video me armë ku shfaqej sëbashku me të dashurin. Adoleshentja ishte në një sallon bukurie duke u bërë gati për dasmën e motrës, kur u arrestua.

1 komente në “Po bëhej gati për dasmën e motrës, por modelja përfundon në… pranga”

  1. Beni says:

    Ne Tirane,Bathore,Berat,Vlore apo ku,ka ndodhur kjo ngjarje e shemtuar?Apo ne Brazil,aman ore?O gazeta,ç’jane keto lajme idiote komplet,por te pakten shkruani vendin ku ka ndodhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje