VIDEO: Momenti shokues, nënat kapen prej flokësh para shkollës në sytë të fëmijëve

23 Nëntor 2019, 11:55Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur dy nëna filluan të përlesheshin para fëmijëve të tmerruar jashtë një shkolle fillore në Angli.

Gratë përfunduan duke u përleshur pasi njëra akuzoi tjetrën për ‘ngacmim’ pranë hyrjes në shkollën fillore Carr në York të Anglisë.

Lufta shpërtheu pasi një grua bjonde, pretendoi se rivalja e saj e ngacmoi atë.

Pamjet tregojnë se nënat bërtisnin dhe i kapnin flokët e njëra-tjetrës përpara se të bien në tokë.

Shkolla tha se policia po heton dhe e përshkroi ngjarjen si mjaft të rëndë.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje