VIDEO: "Grushta dhe shkelma kokës", burri dhunon gruan në mes të lokalit

23 Nëntor 2019, 10:41Lifestyle TEMA

Nëna shtatzënë, Rana Elasmar, 31-vjeçe, është rrahur brutalisht nga një burrë i identifikuar si Stipe Lozina, 43-vjeç, në një kafene në Sidnei të Australisë.

Siç raportojnë mediat australiane, Rana që është në javën e 38-të të shtatzënisë, po shijonte darkën me mikesha kur Lozina e sulmoi brutalisht siç edhe mund të shihet nga pamjet e publikuara më poshtë.

Burri  shihet i qetë duke iu afruar Ranas me të cilën duket se shkëmben disa fjalë, dhe befasisht fillon ta grushtoj dhe shqelmoj në kokë për më shumë se 14 herë.

Raportohet se para se ta sulmonte ai e kishte fyer në baza fetare dhe racore.

Është dashur ndërhyrja e klientëve të tjerë për të tërhequr burrin nga sulmi brutal. (TemA)

1 komente në “VIDEO: “Grushta dhe shkelma kokës”, burri dhunon gruan në mes të lokalit”

  1. TT says:

    Qen Kroat ,nuk ka race me te keqe se keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje