Producenti i “Bohemian Rapsody” do të sjellë në film jetën e Michael Jackson

24 Nëntor 2019, 13:50Lifestyle TEMA

Jeta e Michael Jackson do të vijë përmes një filmi. Producenti i “Bohemian Rapsody”, Graham King, ka arritur një marrëveshje me familjen e këngëtarit, për të realizuar një film me metrazh të shkurtër bazuar në jetën personale dhe karrierën muzikore të tij.

King ka përzgjedhur skenaristin e filmave “Gladiator” dhe “The Aviator”, John Logan, për projektin. Për të nuk është përzgjedhur ende asnjë studio apo distributor, por dihet se skenari do të përshkruajë me vërtetësi jetën e Xheksonit, i akuzuar për vite me radhë për abuzim seksual të fëmijëve. Megjithatë, nuk është konfirmuar ende nëse në film do të përfshihen akuzuesit e Xheksonit – koreografi Wade Robson dhe ish-aktori James Safechuck, të cilët në dokumentarin “Leaving Neverland” dëshmojnë se kanë pasur marrëdhënie me këngëtarin e ndjerë që nga fëmijëria.

“Leaving Neverland” fitoi Çmimin Emmy si dokumentari më i mirë jofiction këtë vit, por familja Jackson e paditi HBO për 100 milionë dollarë, me pretendimin se ka pasur arsye financiare për të gënjyer.

Xhekson vdiq në tetor 2009. Ai i ka mohuar gjithmonë akuzat për ngacmime dhe abuzim me fëmijët. Dokumentari mbi jetën e tij ndezi një sensacion mediatik.

Filmi i bazuar mbi jetën e Fredi Mercury, “Bohemian Rapsody”, një produksion i Graham King, u lançua në vitin 2018 dhe pati një sukses të madh. Filmi grumbulloi mbi 900 milionë dollarëtë ardhura dhe i dha aktorit protagonist, Rami Malek, një çmim Oscar për portretizimin e liderit të grupit Queen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje