Quentin Rayer ishte duke pushuar në shtëpinë e tij në Nottinghamshire të Anglisë, kur ndjeu se po i thyheshin xhamat dhe menjëherë mendoi se i ka hyrë ndonjë grabitës.
Kur doli të shikonte, 58-vjeçari mbeti i befasuar kur e pa një dash që kishte ikur nga pronari i kishte thyer me kokë xhamat e dritareve të kuzhinës.
“Zbrita me shpejtësi nga kati i dytë, që të shoh nga afër se çfarë po ndodhte. Ishte një dash që më shikonte me qetësi, para se të ulej të pushonte”, ka thënë Rayer.
Thyerja e xhamave, nuk është i vetmi dëm që ka shkaktuar dashi, pasi dëmtoi edhe disa pjesë të oborrit. (TemA)