Tirana vishet me ngjyrat e festive, Veliaj: Prisni, prisni! Vetëm sapo kemi filluar me surprizat

24 Nëntor 2019, 10:48Lifestyle TEMA
Tirana vishet me ngjyrat e festive, Veliaj: Prisni, prisni! Vetëm sapo kemi

Tirana ka marrë një tjetër pamje përgjatë ditëve të fundit dhe tashmë është gati për të pritur festat e fundvitit. Pas ndezjes së dritave te Pazari i Ri edhe Parku Europa pranë Sheshit Skëndërbej është zbukuruar me dritat e festës, ndërsa numri 2020 i kujton të gjithëve se jemi në prag të ndërrimit të viteve.

Bashkia është kujdesur këtë vit që të ketë një atmosferë edhe më të gëzueshme në këtë park, duke krijuar një tunel artistik me drita rretheqark tij, çka ka ngjallur interesin e shumë qytetarëve të cilët nuk kanë munguar që të fiksojnë këto moment edhe në foto.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar edhe disa foto nga kjo atmosferë e gëzueshme ndërsa paralajmëron se ka akoma surpriza.

“Festat e fundvitit po afrojnë! Tirana ka nisur zbukurimet e dekoret me surpriza të reja për 2020. Prisni – prisni! Vetëm sapo kemi filluar…”, shkruan Veliaj.

1 komente në “Tirana vishet me ngjyrat e festive, Veliaj: Prisni, prisni! Vetëm sapo kemi filluar me surprizat”

  1. Detari says:

    kudo minare, te prish syte.

    Shtet turkosman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje