Në Tokë ekziston një vend ku jeta nuk ka arritur të ekzistojë.
Shkencëtarët kanë zbuluar një vend në Etiopi, ku sipas analizave më të fundit, të publikuara fundjavën e kaluar, nuk ka absolutisht asnjë shenjë jete.
Dallol është një nga vendet më ekstreme në planet. Liqeni është tmerrësisht i nxehtë, me kripë dhe acid.
Ai shtrihet përgjatë një krateri vullkanik, i mbushur me gazra toksikë dhe ujë të përvëluar. Edhe në dimër, temperatura atje arrin në 45°Celsius. (TemA)