Tërmeti i fuqishëm, SHBA: Shprehim ngushëllimet më të thella, jemi pranë miqve tanë në Shqipëri

26 Nëntor 2019, 10:34Kronika TEMA

Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti.

Në një shënim në faqen e saj zyrtare ambasada amrikane shprehet se Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira.

“??️ | Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti.

Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira.

Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.”- shkruan ambasada amerikane. (TemA)

1 komente në “Tërmeti i fuqishëm, SHBA: Shprehim ngushëllimet më të thella, jemi pranë miqve tanë në Shqipëri”

  1. fantoma says:

    Hahahahahahahahaaaaaaaa……., llafe dhe “përralla” të bukura, si gjithmonë, nga Miqtë tanë të Mëshenj…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje