Tërmeti më i fortë prej dekadash, mediat e huaja jehonë situatës në Shqipëri

26 Nëntor 2019, 08:31Sociale TEMA

Tërmeti i fortë që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit është pasqyruar gjërësisht dhe në mediat e huaja të cilat e kanë cilësuar si tërmetin më të fortë prej dekadash…

“Tërmeti më i fortë prej dekadash trondit Shqipërinë, viktima, të plagosur, të zhdukur dhe dëme të shumta materiale dhe panik tek qytetarët..”

Janë këto termat më të përdorura nga mediat e huaja të cilat i kanë dhënë jehonë të madhe tërmetit që goditi vendin tonë.

Mediat italiane raportojnë se lëkundjet janë ndjerë dhe në territorin e Italisë, në Pulia dhe Bazilikatë ndërsa Reuters, Daily Mail, Asociated Press e shumë të tjera konfirmojnë viktimat, dhe më shumë se 100 të plagosur.

Goditja më e fortë ishte me magnitudë 6.5, 34 kilometra në veri perëndim të Tiranës dhe u shënua në 03.54, me epiqendër në Durrës.

Në shumë zona ëshët ndërprerë energjia elektrike, ndërsa forcat e ushtrisë kanë gërmuar në gërmadhat e ndërtesave të shembura me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

Personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kryesisht kishin fraktura dhe ndrydhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje