U godit nga tërmeti, shembet një vilë në Durrës, dyshohet për 8 persona nën rrënoja

26 Nëntor 2019, 10:51Kronika TEMA
U godit nga tërmeti, shembet një vilë në Durrës,

Një vilë në zonën e Kënetës në Durrës është shembur pak minuta më parë duke zënë brenda disa anëtarë të një familje që kishin mbetur nën rrënoja që prej mëngjesit kur tërmeti i fuqishëm goditi Shqipërinë.

Sipas informacioneve paraprake që raporton gazetarja e News 24 Klodian Lala nga vendngjarja, mësohet se nën rrënoja dyshohet të jenë 7 ose 8 persona.

Deri pak minuta më parë, forcat e kërkim shpëtimit e kishin të pamundur ndërhyrjen për të shpëtuar jetët e njerëzve që dëgjoheshin teksa kërkonin ndihmë.

Zemrat e të pranishmëve ndalën për disa sekonda kur para syve të tyre panë se vila e cila kishte nën rrënoja persona që kërkonin ndihmë, u shemb duke u shkatërruar plotësisht.

“Dy trupa te pajete u nxoren pak para se kjo vile te shembej teresisht. Nen rrenoja jane 4 femije te mitur, dy prej te cileve motra binjake jo me shume se 3 vjec. Kane qene duke fjetur ne katin e dyte, aty ku edhe banesa ka patur goditjen finale dhe kur kane ndiere lekundjet jane mbledhur te gjithe bashke”, tha gazetarja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje