Granit Xhaka: Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë, jam i prekur nga tërmeti

27 Nëntor 2019, 21:21Sport TEMA

Granit Xhaka ka treguar gjithmonë se kurrë nuk e ka harruar Shqipërinë dhe për vendin tonë, ka një dashuri dhe nje lidhje të veçantë.

Këtë e ka treguar edhe një herë tjetër pas tërmetit që ka sjellë pasoja të rënda në Durrës dhe Thumanë.

Në një postim në “Instagram”, Xhaka ka bërë apel për ndihmë. Ai shton se është rritur me dashuri për Shqipërinë dhe se prindërit e tij kanë bërë burg për këtë vend.

Xhaka ka shpërndarë dhe numrat e llogarive bankare në të cilat duhet kontribuuar.

“Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tonë në Shqipëri të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë.

Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq”, shkruan Xhaka.

3 komente në “Granit Xhaka: Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë, jam i prekur nga tërmeti”

  1. TALK IS CHEAP ,XHAKABOOM says:

    JAP NOJ LEK OR GRANIT SE SIPAS TE DHENEVA NE CLUB JU PAGUHENI €110.000 Euro ne jave rroge bazike

    1. Tanush says:

      Ku e di ti se a ka dhen apo ska dhene

  2. Ush says:

    Jo leket i kane per vete,pordhet i kane per ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje