Kryeministri Edi Rama ka njoftuar kete mengjes nga mbledhja e jashtezakonshme e qeverise se do te shpalle gjendjen e jashtezakonshme ne Tirane dhe ne Durres. Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetua dhe legjislacioni shtjellojnë, natyra e problematikës dhe situata duhet të jetë një një gjendje të jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejtë, Tiranës dhe Durrësit. Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash. E thashe dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare si kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që t’u nënshtrohen këtyre masave”-tha Rama.
Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme është për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. “Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama, duke premtuar se familjeve te prekura nga termeti do t’u mdertohen banesat.
Per kete, sipas Rames, do te gjendet nje skeme financimi, per te cilen ka folur edhe me koleget evropiane
“Nese zoti nuk ka bere ndoinje plan tjeter do te jemi per pak dite ne samitin e NATO dhe aty rame dakord qe jashte tryezes se samitit te bejme nje diskutim, per tae se si do te adresohet kjo plage e hapur ne vend dhe si do ndihmohet shoqeria, shteti dhe njerezit e prekur ne kete situate te veshtire”- tha Rama.
ka rrjedhur fare ky, me zor flet, shkon verdalle si qarraman dhe flet zot e sy te keqe. Mbase po mendon te behet hoxhe si presley naqi
Domth qenveria rri perdhe, e gjitha varet nga zoti…dhe jo nga ndertesat qe nuk mbushin minimumin e forces per termete.
Nderto me shume xhami, autoktonet duan akoma me shume autopolante me gomer qe pellasin ne arabisht, ti afrohen zotit
Do gjendet nje skeme financimi?! Fatkeqesisht llafe ne ajer edhe ne kete dite te rendesishme – mbledh qeverine te mbaje fjalime jo te marre vendime.
Lejani ndërtimin e stadiumeve privatit, se ai ka interes financiar për të. Dhe le ta marë. Jo shteti që ushqen nga të dy anët të korruptuarit përfshi Dukat me Company. Ndërtoni banesa sociale. Sidomos atje ku njerëzit nuk arrijnë të kenë të ardhura të mjaftueshme. Shikoni rastin e Thumanës. Për këtë jeni zgjedhur si qeveri nën petkun social(ishte). Të bëni një ndarje të drejtë të të ardhurave.