Denoncimi i fortë i Baton Haxhiut: 300 persona nga Shqipëria po abuzojnë me mikpritjen në Kosovë

29 Nëntor 2019, 19:26Sociale TEMA

Në emisionin Top Talk sot ka qenë i ftuar në një lidhje live gazetari Baton Haxhiu nga Prishtina dhe është shprehur se ka pasur keqpërdorues që kanë shkuar në Kosovë dhe nuk kanë pasur probleme me vend banimet.

“Unë tani po ju them se në Kosovë ekzistojnë mbi 300 persona të cilët janë të evidentuar që nuk kanë probleme me vendbanimet dhe janë nëpër kampe apo shtëpi private”.

Ai shtoi se ka persona edhe me precedent penal dhe se kryeministri Rama është shprehur se duhet me pasur kujdes për këtë shpejtësi të ikjes së njerëzve pasi mund të keqpërdoret.

11 komente në “Denoncimi i fortë i Baton Haxhiut: 300 persona nga Shqipëria po abuzojnë me mikpritjen në Kosovë”

  1. SHKELZENI says:

    BÂTON BRAVO PER DENANCIMIN PO DESHA TE PYESE SA ISHTE SHUME QE JU DERDHET PER TE DEMTUARIT NGA TERMETI ?

    1. pa demagoxhi says:

      Aq sa Shkerdhqeni

  2. Roberto says:

    Nese kjo eshte e vertete atehere te gjithe abuzuesit te kthehen andej nga kane ardhur me shqelma.Njerez te pafytyre mbetem ne Shqiptaret??? Po si shkon tek tjetri dhe e meshtron duke thene se te eshte prishur shtepia???? TURP,TURP,TURP.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Roberto ajo kategori njerëzish nuk e njeh fjalën ‘turp’ kështu ata duhen ndëshkuar me ligjin ,kudo në botë ka nga kjo kategori njerëzish, a ju kujtohet para disa vitesh mbas çunamit në Bali? Kudo kishte kufoma por kishte edhe disa turistë të cilët bënin plazh pa pikën e turpit .tani kanë mësuar edhe shqiptarët se si të përfitojnë nga situata të tilla. .ja një shëmbull i vogël që më ka bërë përshtypje (ma kanë treguar njërëz të afërm)..mbas varrimit të një personi familja organizonte atë ‘drekën mortore’ku merrnin pjesë të afërmit e familjes. .këto vitet e fundit në këto dreka nxirret edhe raki por kryesisht njerëzit pinë nga pak. .aty kishte rënë në sy një person që nuk e njihnin të tjerët përreth i cili po pinte raki gotë mbas gote dhe po ‘ngacmonte’ata që kishte pranë duke bërë ‘gëzuar’..dikush që nuk i pëlqeu mënyra sesi po sillej i panjohuri e pyet:kush je ti mor zotni dhe çfarë ke të bësh me familjen e të ndjerit? -unë skam të bëj me familjen thotë personi i huaj por nuk kam të ha dhe u futa me turmën në lokal për një drekë pa pagesë. ..kështu edhe këta personat ikën për një weekend pa pagesë me turmën në Kosovë. .të thuash turp nuk bën asgjë. .kapi për lesh koke dhe detyroi të paguajnë faturën qelbanikët

  3. Enea says:

    Hajt mo, njesoj si shqiptaret e Kosoves kur erdhen ne Shqiperi. Kishte nga ata cuna qe po i fshiheshin UCK-se se nuk donin te luftonin. Edhe keta qe kane shku ne Kosove tu sherbeje per ta njohur me mire ate vend dhe ate popull shqiptar atje .

  4. Alfred says:

    I pame ne tv mixha Baton. Jane te komunitetit rom,njrez nomade,beni sevap edhe me to. Mos ua numeroni paninet dhe pjatat e supes…

  5. N. KITA says:

    OR BATON INJORANT në GAZETARI,
    INJORANT në PËRGJITHËSI!
    Kur raporton, or Haxhi, mos fol nga këndvështrimi i gjykatësit,
    se nuk je institucion gjykate. Pra:
    – Mos përmend numra saktësimi (se është trillim i kulluar numri i abuzuesve)
    – Mos përcakto aspektin gjeografik – persona “nga Shqipëria” (se edhe Dardania, Kosovë për ty, është Shqipëri), Ka më shumë mundësi gjuhësore për të identifikuar aspektin lokal të personave abuzuesë. Ti bën një përcmim injoranti me pasoja të dëmshme kombëtare.
    Abuzuesë e kriminelë ka pasur, ka dhe do ketë, por aspek nuk kemi nevojë për abuzuesë mediatikë!
    Jetojmë ditët e GJAMËS KOMBËTARE!
    U ndristë shpirti viktimave të tërmetit dhe perëndia ua shtoftë fuqinë shpirtërore pjesëtarëve e të afërmëve të tyre!
    Keq për të gjithë.
    N. KITA

  6. Flamur says:

    Baton muti, duhet të dishe që njerzve u ka hyre frika ne palce nga termetet. Edhe pse nuk kanë pasur probleme me shtepite e tyre, secili familjar do të largonte per momentin familjen e tije nga ajo zone.
    Në Tirane njerzit po flene jasht dhe neper makina per momentin deri sa gjendja të permirsohet. Dhe kta nuk kanë pesuar demtime neper shtepite ë tyre.
    Shpresoj dhe jam I bindur që Populli Kosovar nuk kanë të njetin mendim me ty klysh bushtre.

  7. Pamela says:

    Baton…une jam nje nga ata 3oo personat..
    Kam ardh me familjen e qendroj tek nje miku jon i cili me deshiren e tij nuk na la hoteleve po na ftoj me ate bujarine Shqiptare prane shtepise se tij..
    Nuk po abuzojme ne asnje moment …
    Te garantoj z.Baton se shume nga familjet jane strehuar ne Kosove nuk kane dale te lypin rrugeve por po konsumojne me parat e tyre ne lokalet dyqanet apo bizneset e ndryshme te Kosoves..
    Je pak si shum skeptik Baton…
    Po humb besushmerin ne Media me komentet e tua fake …ciao..

  8. Kuq e zi says:

    Bravo alfred
    Batoni duhet te tregohet me i sinqerte ta thote troc nqs zdo me majte me buke jevgun sepse ky eshte thelbi
    Por fjala e urte e popullit tone thote “mbro te dobtin se i forti ska nevoje”

  9. Lani says:

    Po jane rome qe kane shkuar me nejt per qejf.Jashte shtetit nuk i duan romet se i quajne parazite.Vetem sistemi i Enverit i ingranoi dhe i futi ne pune duke i kthyer te dobishem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje