“Ju lutem më thoni që vetëm një fëmijë të më ketë shpëtuar", lutja prekëse e kryefamiljarit që humbi 7 familjarët e tij nga tërmeti

29 Nëntor 2019, 18:03Politika TEMA

Tetë anëtarë të familjes Cara, të cilët mbetën viktimë të tërmetit tragjik u përcollën sot për në banesën e fundit.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Ndërsa në tryezën e pasmortit prekëse ishin rrëfimet e të afërmve të familjes Cara.

I vetmi i mbijetuar është kryefamiljari Albert Cara, ndërsa ende nuk e di se ka humbur të gjithë anëtarët e familjes, dy djemtë, vajzën, bashkëshorten dhe të fejuarën e djalit.

Ju lutem më thoni që vetëm një fëmijë të më ketë shpëtuar. I thashë fëmijët i ke në rregull vetëm të bëhesh më mirë ti, ishalla shërohet por atëherë do ketë tragjedi them unë”, tregon një prej të afërmve bisedën me Albertin nga spitali i Traumës.

I tha motrës mbrëmë, më thuaj pse ke ardhur kush ka vdekur, më thuaj emrin, jo më thuaj emrat, por më thuaj emrin, ai dicka e ndjen”, tregn një tjetër.

Ndërsa një i afërm shprehet se Alberti diçka e ndjen që ka humbur dikë nga familja, pasi ka treguar një moment kur nën rrënoja ka pasur për dore djalin, dhe dora e tij është ftohur.

I thashë di gjë për fëmijët, nuk di gjë tha di vetëm këtë që djalin e kam pasur për dore dhe dora filloi duke u ftohur”, shprehet ai.

Viktimat e familjes Cara:

Fatmira Cara (bashkëshortja e Albertit) u nxorr e pajetë.

Hasan Cara (djali) u nxorr i pajetë.

Erisa Cara (vajza) u nxorr e pajetë.

Almir dhe Stela Cara (djali dhe nusja e Albertit) u nxorrë të pajetë

Lindita Cara (vajza e xhaxhait të Albertit) u nxorr e gjallë pas 15 orësh nën rrënoja por vdiq në spital.

Anthi dhe Sadajana Cara (xhaxhai dhe gruaja e xhaxhait të Albertit) u nxorrën të pajetë.

8 komente në ““Ju lutem më thoni që vetëm një fëmijë të më ketë shpëtuar”, lutja prekëse e kryefamiljarit që humbi 7 familjarët e tij nga tërmeti”

  1. Edlira says:

    Ah medet….tragjedi mbi tragjedi! ?
    Mjere kush mbetet gjalle pas,kur ka humbur te dashurit e zemres…cfare tmerri?

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Per cfare ta doje me ky njeri jeten????

    1. Beni says:

      Mos fol o njeri keshtu. Sprovat pe robin jane. Por robi duhet te behet i forte. Zoti i dhente force e kurajo atij dhe te gjithe Shqiptareve.

  3. moni says:

    Tmerr. Nuk i gjen dot fjalet per te ngushelluar. Fatkeqesi me e madhe nuk mund t’i ndodhi njeriut. Ju qofte dheu i lehte!

  4. demokrati says:

    a mund te kete ngushellim per kete baba..Force dhe during.

  5. Bureto says:

    Pa fjalë! Kurrësesi nuk mund të ketë ngushëllim. Të shuhen tetë vetë nga një familje, është një tmerr i vërtetë. Të ikurit u prehshin në paqe aty ku shkuan për të mos u kthyer më.

  6. Joni says:

    Oh mjere ai o zot, mjere ai. Zoti i madh cte bejme ne si tia lehtesosh dhimbjen ketij babai te shkrete.

  7. Tironsi says:

    Eshte e papershkrushme dhe nje traum e madhe per kryefamiljarin Cara Tmerr i vertete Zoti i dhente force

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje