E ëma në spital, ai kërkon korridoreve motrën që humbi jetën nga tërmeti. Apeli i dajës së 10 vjeçarit: Ka nevojë për psikolog

29 Nëntor 2019, 13:42Kronika TEMA

Sindrit Caca, vëllai i Manjolës Cakoni, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzan e saj Drita Cakoni 15 vjece nga tërmeti në Thumanë ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç.

Manjola momentalisht gjendet e shtruar në spitalin e Trumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10 vjeçarin.

Vogëlushi, Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

Ndërkohë kujtojmë se kreu i familjes Cakoni, Kastrioti bashkë me të bijën Drita Cakoni 15 vjeçe humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij. (tch)

1 komente në “E ëma në spital, ai kërkon korridoreve motrën që humbi jetën nga tërmeti. Apeli i dajës së 10 vjeçarit: Ka nevojë për psikolog”

  1. moni says:

    Ju befte zoti te forte. Nuk gjendet ngushellim per dhimbjen tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje