FOTOT: Qau tek Rama si i pastrehë, kush është në të vërtetë milioneri nga Struga?

29 Nëntor 2019, 22:20Politika TEMA
FOTOT: Qau tek Rama si i pastrehë, kush është në të

Prej 3 ditësh Shqipëria gjendet në një situatë të vështirë për shkak të tërmeteve që kanë përfshirë vendin tonë duke shkaktuar dëme të mëdha njerëzore e materiale.

Si kurrë më parë, shqiptarët u bashkuan njëzëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i pamëshirshëm që mori 50 jetë të pafajshme.

Të bashkuar me një qëllim, shqiptarët arritën të mbledhin miliona euro, tonë ushqime e ndihma si veshmbathje, çadra apo ilaçe. Dhe në këto momente kur solidariteti i shqiptarëve është shumë i lartë, nuk mund të mungojnë edhe rastet e abuzimit.

Pas denoncimit të vjedhjes së ndihmave, një tjetër denoncim i rëndë ka ardhur në redaksinë e albeu.com.

Mbrëmjen e kaluar, ERTV trasmetoi bashkëbisedimin e kryeministrit Rama me një të moshuar të prekur nga tërmeti.

Ai deklaroi me lot në sy se tërmeti i ka shkatërruar banesën dhe nuk ka ku të fusë kokën, ndërkohë kryeministri Edi Rama e përqafoi për t’i dhënë kurajo.

Por kush është në të vërtetë i moshuari i “pastrehë”?Albeu.com mëson ekskluzivisht se i moshuari në fjalë është shtetasi, Malë Kasa dhe nuk është aspak i pastrehë.

Mësohet se të moshuarit vërtet i është dëmtuar një banesë në Durrës por ai është pronar i të pakten një banese tjeter në Strugë, siç mund të shihni edhe ne fotot në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Por jo vetëm kaq, Malë Kasa me origjine nga Kercova, ka edhe një burim të mirë të ardhurash pasi sipas informacioneve ai merr pension në shtetit zvicerjan.

Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri kanë shkatërruar mijëra banesa në Durrës, Tiranë, Lezhë e Laç, dhe familje që jetonin në gjendje të vështirë tashmë janë në qiell të hapur, pa asnjë të ardhur shtesë e as një shtepi te dyte si zotëria në fjalë. (Albeu.com)

18 komente në “FOTOT: Qau tek Rama si i pastrehë, kush është në të vërtetë milioneri nga Struga?”

  1. E verteta tjeter says:

    Epo ,cfare shkerdhate gazetari je ti qe shkruan keshtu !? Cfare milioneri eshte ky pensionist qe ka punuar tere jeten punet me te rendomta ne emigracion e tani qe do te jetoje vitet e fundit te jetes me kursimet e tij ka blere nje garsoniere ne Durres si mijera te tjere dhe tani qan se i dhimset djersa e tij. Ku e gjen milioner kete njeri ti , apo se paska edhe banesen e tij te zakonshme ne Struge . Po ti mor gazetar nuk ke banese , per te mos thene vile ne plazh si shumica e kolegeve te tu ?

  2. vk says:

    I keni q* robt o Tema, i paskeni bere vettingun ketij plakut. Ku e dini ju si i ka hallet tjetri, apo po pati nje apartamanet ne emrin e tij, nuk ka me halle. Lajm super vk!

  3. Apo jo? says:

    Nuk dalin llogarite per milioner o Tema

  4. Bledi says:

    Ketij mikut i shkelqejne faset nga bolliku
    Nuk duket as ne foto si hallexhi.
    Ka me qindra fytyra te tjera qe te ngelet mendja kur i shikon

  5. Teki says:

    E una Grande Merda ky maqedonasi se Shqiptar nuk eshte
    Grazie mille per tutti ce aiutano in cuel momento difficile in Albania

    1. pjeter says:

      O zot sa idot qe je! Qe nga dole, nga brima e halese?

  6. Dr says:

    Po mir ca sduhet tia quajm ketij ne se vuajti nga nje katastrof se ka me shume se dy shpi hajde investigim sidomos kur shkruani zbuloi ekskluzivisht gazeta se ky seshte i varfer, hiq lajmin se i ben figur te keqe gazetes dhe zbythe ate gazetarin nga puna.

  7. Raimond vlonjati says:

    DAVa mashtrues muti

    Burre qelbesire qe abuzon me ndjenjat njerezore te te tjereve

    Ti shkoje televizioni dhe ta diskretitoje qelbesiren atje ku eshte

  8. Gjon Smajth says:

    O shqipet e mia me 2 krena… !
    Dihet boterisht, qe lufta dhe fatkeqesite natyrore pervec anes negative, kane edhe shancin e mire per biznes. Nuk behen kot fare luftrat neper bote…qarkullon leku…
    Ç’jane keto idiotesira me hotelerira perkohesisht, apo hapje banesash private, apo dhenje rroge per kaq e aq kohe etj. etj….
    Po ce o ju mbyllte e mendjes, pak shpi ka per shitje ne Tiranë e Durres?
    Qeveria dhe Bashkia, Edi dhe Velija, per 1 jave te bejne inventarin sa njerez kane ngel pa shpi, gjej shpi te disponueshme per shitje qe kalojne auditet teknike te sigurise, bleji me vleren REALE te zones ku jane, dhe me shpejtesi RRUFE streho miletin fatkeq me shpi te reja dhe FALAS ! Fondet jane mbledhur, s’ka nevoje te pritet per aksione ndertimi per 500 shpi te reja, ka plot qe jane gati.
    Pastaj qeveria te korre VOTAT….a m’kuptoveeee….
    Hajt shnet nga Ameriqia…. ??❤️??

  9. Aldo says:

    Banditi kryesor eshte Edi Rama. I cli ka dhene leje ndertimi pa kriter si ne Tirane kur ishte kryetar bashkie. Ashtu edhe kur u be kryeminister. I cili u be dhe kryetari i KRTSh( kryetari i rregullim territorit te Shqiperise) .I cili mori atributin qe pa firmen e tij nuk mund te behej asnje nderitim. Dhe firma e tij ishte firma finale. Keshtu ky kriminel mbushi xhepat e tij dje. Dhe sot i mbushi me gjakun e njerzeve te pafajshem. Dhe atyre qe enden rrugeve pa strehe ne koke.

  10. Kozmos says:

    SI KY MASHTRUES I POSHTER , NE MESIN E TYRE KA SHUME SHQIPETAR , QE FEMIJET I KANE NE ITALI DHE GJETKE , POR NE KETO DITE NUK SHKOJNE PER TE KALUAR NJE MUAJ OSE DY SA TE RREGULLOHET GJENDJA . ATO SHKOJNE PER QEJF DHE RRINE TRE MUAJ . NE HOTELE PASHE SHUME BANORE TE CILET NUK KANE ASNJE DEMTIM NE SHTEPI ,POR KANE DALE VETEM NGA FRIKA DHE JANE DREJTUAR HOTELEVE DY KATESHE , NDERSA BANORET E KOMBINATIT , GATI 300 VETE KALOJNE NATEN JASHTE , DUKE MOS MARRE ASNJE NDIHME .KY POPULL E KANE NE GJEN MASKARALLIKUN .

  11. Illyria-Shqiperia says:

    Mashtrues! Qelbesira!

  12. Seriali turk me i ri says:

    Paska gjet aktorin e gabum rama!

  13. LULJA says:

    ARTIKULL tendecioze ku e dini ju qe shtepi ne struge eshte e femijes se tije djale apo vajze prek nje pensione nga zvicra po sa dhe mbi te gjitha ju prishe shtepia

  14. Denis says:

    Ik mer se na hape barkun!
    Dil e sqaro pse se rruajti njeri per ate te shkretet qe tu ankuan ne Thumane e i cove drejt vdekjes!

  15. Arlo says:

    Cdo gjen show cdo gje mashtrim!
    Ore ka lene njeri te beje punet e shtetit ky palla, se gjithe mendjen ky e ka vetem tek media-portalet!
    O trap ik e bej ndonje pune, se po shkojne per lesh dhe ato 2-3 gjera qe kane mbetur pa u dhjere!

  16. Nik says:

    Mendimi im pernoal èshtè tè bèhet njè kundèr artikull kundèr kundèr gazetarit dhe pèrse do tè thoni ju;Shqiptari nga Kèrçova ka punuar gjith jetèn ka kursyer gjer nè qindarkèn e fundit dhe i investoj nè durrès pèr njè shtèpi,dua tè shikoj ndonjè mjeshtèr tè tastierave tè kompjuterit qè komentojn kètu po ti ndodhte njè gjè e till sesi do tè reagonte.Po kèta ropèn popullin nga meta,berisha,me vila nè Lalèz ndèrsa shqipua nga Kèrçova duhet tè ndjehet i ofenduar?Ka tè drejtèn legjitime tè kèkoj nga shteti dèmshpèrblimin gjer nè lekun e fundit sepse lekèt e hedhura nè durrès i ka fituar me mund dhe djersè.

  17. Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese says:

    Po i dhimset djersa e nje jete te tere ne ndertim apo bujqesi ku ka punuar. Robi erdhi i investoj pasurin e jetes aty dhe ju shua per disa sekonda gjithcka. Gazetar tregohu me i ndergjegjshem te lutem. Tjetra merruni me ato hijenat qe vjedhin ndihmat, apo banesat e braktisura. Lereni ket njeriun qe qan per djersen e tij. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje