Tërmeti që shuajti 3 breza: Babai i piktores 30-vjeçare porositi fustan nusërie për të bijën dhe mbesën, t'i përcjellë si nuse

29 Nëntor 2019, 21:20Sociale TEMA

Diena 30-vjeçe dhe vajza e saj Esiela, vetëm 8 vjeçe, u shuan tragjikisht nga tërmeti i 26 Nëntorit, sëbashku me nënën e Dienës, Rozetën. Tre breza që sot nuk jetojnë më, lanë pas një dhimbje të madhe për të afërmit e tyre, por dhe shumë hidhërim për gjithë opinionin publik.

Ajo që e bëri edhe më të dhimbshme historinë e Diena dhe Esiela Karanxhës ishte kërkesa e babait të 30-vjeçares tek një prej dyqaneve të Amarda Toskës. Të mërkurën, ai shkoi në një prej filialeve në Durrës dhe kërkoi dy fustane nusërie për të bijën dhe mbesën e ndjerë.

Këtë detaj e bëri të ditur një ditë më parë vetë Toska, në një postim në rrjetet sociale. Sot në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Rudina”, Ami rrëfeu momentin kur e kishin njoftuar për kërkesën e dhimbshme. Gjatë kohës që tregonte, ajo nuk mundi t’i mbante lotët.

“Në fakt nuk e kisha menduar kurrë se do të gjendesha në këtë situatë, duke qene se merremi vetëm me ditët e lumtura të njerëzve. 

Ditën e mërkurë pas asaj traumës që na ndodhi të gjithëve, ishte ora rreth 03:30 e drekës, kur më vjen një telefonatë nga vajzat e stafit të Durrësit dhe më thonë kishin një kërkesë për dy fustanet e nuseve për t’i blerë. 

Në fillim nuk po e kuptoja sepse edhe vajzat ma thanë pak ftohtë. 

Më thanë që interesohet për dy fustane nusesh. Ngela për një moment se thashë kush është ai që po mendon për dasmë sot. 

Kur më thotë, Ami nuk janë klientë të zakonshëm, por bëhet fjalë për Dienën dhe vajzën e saj të ndjerë. 

Në dyqan kishte ardhur i ati i Dienës. Pyetja nga gocat e stafit kishte qenë pa u e kuptuar për çfarë dasme e doni, për kur interesoheni. 

Dhe ai ishte shprehur që unë i dua fustanet për Dienën dhe për vajzën e vogël, sepse ato do t’i varrosim me fustanet e dasmës. 

Në ato momente, sigurisht që nuk kisha më fjalëPorosia e të atit shkoi në vend”.

3 komente në “Tërmeti që shuajti 3 breza: Babai i piktores 30-vjeçare porositi fustan nusërie për të bijën dhe mbesën, t’i përcjellë si nuse”

  1. Roberto says:

    Ajet ! E di qe asgje nuk te ngushellon me tani. E di qe ke bere per ate familje c’do per te miren e tyre. Deshi zoti dhe ti mori me pa te drejte por ky ishte vendimi i tij sepse termetin s’ka force qe e ndalon.Ti ke qene shembull per familjen tende.Humbe Rozen,gruan qe bere aq shume,vajzen,Dienen qe para 5 vitesh humbite shoqin,Dorin por humbe dhe mbesen e vogel Esielen 8 vjec e cila nuk arriti ta gezoje jeten por endra ju pre ne mes. Ke djalin, Marildon edhe pse larg Shqiperise eshte i vetmi qe ka mbetur prej familjes tende. Ngjarje e temerrshme,e jashtezakonshme dhe tragjike.Si oficer i pregatitur ti Ajet me zgjuarsine tende dhe besimin qe kishe per t’ja dale mbane si per veten tende ashtu dhe familjen arrite te dalesh nga rrenojat dhe prisje me ankth per te dashurit e tu.Komunikove ,shpresoje shume por…………………… Ngushellimet e mija me te sinqerta per ty dhe vellezrit e motrat e Rozes.U prehshin ne paqe.Qendro i forte Ajet. E di qe fjalet tona nuk ta kthejne dot ate qe ke humbur ti vecanrisht por edhe ne njerzit tuaj e kemi veshtire ta besojme nje fatkeqesi te tille. Zoti qofte me ju,Amin.

  2. Raimond vlonjati says:

    Ne fakt ky babai. , kur ra termeti mendoi vetem per veten e tij , dhe doli ne vrap jashte

    Nuk vajti menjehere te zgjinte cupen dhe ta rembente ne krahe mbesen e vogel dhe te diktw me te ne krah

    Por ky nendoi vetem per jeten e tij , dhe as pyeti fare qe i ka mbas cupen me mbesen

    Ndersa nje adoleshent aty , kur ra termeti me vrap po luftonte te hapte deren qe ishtw bllokuar dhe kur hariti qe e hapi deren , uleriti me te madhe qe te zgjohej nga gjumi e hema dhe vellai

    Dhe i shpetoi gjithe familjen

    Ndersa ky babai i Dienes se shkrete , burre 60 vjec dhe komplet i pa pjekur , shikonte vetem koken e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje