Policia gjyqësore që nga dita e djeshme dhe sot po vijon me sekuestrimin e dokumentacionit në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit në Bashkinë e Durrësit.
Me urdhër të prokurorisë policia gjyqësore po sekuestron të gjithë dokumentacionin e objekteve për të cilat janë dhënë leje ndërtimi gjatë 15 viteve të fundit, si dhe dokumentacionin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje e kryesisht shtesave në objekte banimi e njësi shërbimi.
Ndërkohë që po kryhen veprimet dhe në terren nga grupet e hetimit.
Bashkia e Durrësit sakaq ka vënë në dispozicion të Qeverisë listën e ndërtuesve të Durrësit.
Pse jo 30 vite?!
Mos harroni te numuroni pasi cdo leje ndertimi kishte nje rrushfet qe shkonte ne xhepat e zyrtareve maskarenj dhe po ti mbledhesh nuk jane pak. Prandaj cmimet e apartamenteve shkonin ne stratosfere.