Inxhinierja e ndërtimit, profesoresha Luljeta Bozo thotë se dëmet e mëdha që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit erdhën për shkak të abuzimeve që janë bërë në fushën e ndërtimit. Inxhinierja thotë se vitet e fundit shumë ndërtime janë bërë pa pasur as studim gjeologjik të truallit ku do të ndërtohet, madje duke lejuar ndërtime mbi rërë në breg të detit, dhe as studim sizmik.
“Sigurisht që çdo tërmet që bie do të bëjë dëme, por jo dëme të asaj natyre që të bëjë kolaps objekti që t’i zërë brenda. Diçka nuk ka shkuar. Janë shumë shkelje që janë bërë gjatë gjithë procesit të ndërtimit.
Më parë ka funksionuar kështu, të marrësh lejen e ndërtimit dhe të kesh të drejtën të projektosh, duhet të kesh studimin gjeologjik të parin dhe studimin sizmik të dytin, pa këto nuk mund të fillosh.
Nuk mund të kursesh në dëm të sigurisë së objektit që mund të të zërë brenda njerëzit. Projekti duhet të kontrollohet. Duhet të ketë një instancë që kontroll projektin dhe projekti duhet të jetë i plotë, jo me copa letrash. Duhet ndjekur rregulli që në çdo hap të zbatimit duhet të kontrollohet cilësia e materialit dhe mënyra se si është zbatuar projekti. Këtë e bën supervizori. Por kush e ka supervizorin? Ata mund të ketë investitori. Atij i intereson, ai që nuk është serioz, ta kalojë shpejt e shpejt që të mbarojë objektin. Heq hekura, shkel në cilësinë e betonit. Këtu nuk janë zbatuar rregullat teknike, asnjë rregull teknik”, u shpreh inxhinierja Bozo për A2 news.
Tani te gjithe flasin per gabime teknike ne ndertim dhe askush nuk flet se cfare do ndodhe me nderhyrjet ne themelet e pallateve. Thellojne ambientet tregtare në kurriz te themeleve. Duhet te kontrollohen menjehere nderhyrjet ne keto themele.
Jemi vendi i vetem ne bote ku cdo pallat ka nga nje, dy, pese dyqane, qe me pare kane qene apartamente banimi.
Ku ka nderhyrje serioze, keto te ndreqen pa vonese, ne menyre qe keto pallate te mos vazhdojne te jene më me themele te ngrëna.