Rrëfimi mes lotësh i Olta Gixharit: U përqafova me prindërit dhe thamë ‘mori fund’

3 Dhjetor 2019, 10:41Sociale TEMA

Aktorja e njohur durrsake Olta Gixhari nuk ka mbajtur dot lotët në një lidhje live me emisionin Ftesë në 5 kur moderatorja Bieta Sulo e ka pyetur për përjetimin në 26 nëntor, ditën kur një tërmet i fortë goditi vendin.

“Ishte një natë tmerri, nuk do e besoni atë që përjetuam”, tha ajo mes të tjerash.

“E kuptoj që ta risjellësh në vëmendje atë që keni përjetuar disomos te shtëpia në Durrës”, iu drejtua Bieta teksa ajo nuk fliste dot.

“Më besnoi që për fatin tuaj të mire, padyshim që e keni ndjerë shumë edhe ne Tirane por ju nuk e keni idenë se cfarë ka ndodhur atje, të gjithë durrsakët janë në një fazë…

Këto ditë kam kaluar shumë në Durrës, unë dje erdha jashtë shtetit.

Une ndodhem tani larg shtepise sime por ate nate te tmerrshme isha ne Durres me familjen time, nate e zeze, por nga njera ane them shyqyr qe u ndodha atje se isha nje krah shume i forte per prinderit e mi, se do ishin vetem.

Ka qene nje situate shume e veshtire, nje tragjedi shume e madhe.

Fatmiresisht une dhe familja ime gezojme shendet te mire.

Shtepine e kemi braktisur, kemi ikur nga frika dhe s’do shkelim ne ate ndertese deri sa ekspertet te na thone eshte apo jo i banueshem.

Gjate atyre sekondave dritat u prene, na binin gjera ne koke, ne trup dhe na bllokuan deren e jashtme.

Mua me ra gjithe dollapi i kepuceve qe eshte sa faqe e murit, na bllokoi deren, gjunjet i kemi te nxire.

Demtimi i madh eshte psikologjik, kemi pesuar shok. Momenti me i tmerrshem ishte kur te tre u perqafuam dhe nisem te luteshim.

Ishte si dorezim, dera nuk na hapej dhe menduam se aty mori fund cdo gje.

Ishte terr, nuk kuptoja pse po rrezohesha.

Zhurmat ishin shume te medha, ne banojme edhe ne kat te shtate dhe zbritja e shkalleve zbathur ishte nje tmerr me vete”, tha ajo.

7 komente në “Rrëfimi mes lotësh i Olta Gixharit: U përqafova me prindërit dhe thamë ‘mori fund’”

  1. BRSS says:

    NA BERI PER TE QAR KJO RRUSPIA PO ÇA JEP O MERO SHKERDHATA KETO TE DEGJENERUARAT QE KAN BLER APARTAMENTET ME LEKE GOPI

    1. Shmil Gurra says:

      OR ZOT, ti i bashkomit stalinist, pa shpirtë!
      Po ku e merr atë energji përbindëshi për të sulmuar me aq pashpirtësi e të shpërfillish emocionet pikëlluese të saj.
      Edukatë enveriste! Të jesh i pamëshirshëm, baraz me virtyt “revolucionar”.

  2. dashnori venedikut says:

    Mos e caj trapin mi goc se ke dhe shume carna per te thyer

  3. Trojani says:

    “Dollapi kepuceve , sa nje faqe muri”
    Doni me per belulin !!??

  4. qytetarja mbeten e cdo rast qytetare
    frika s’duhet te mposhti shpirtrat tona Aktore simpatike Olta
    termetet godasin shpesh her mizerjen , ligesine ,Agonite qe kan pllakosur shoqerite jerezore .
    qytetari duhet te mbijetoj e cdo situate ,per t’i dhe jete vazhdimesise qytatarise …

  5. qytetarja mbeten e cdo rast qytetare
    frika s’duhet te mposhti shpirtrat tona Aktore simpatike Olta
    termetet godasin shpesh her mizerjen , ligesine ,Agonite qe kan pllakosur shoqerite Njerezore .
    qytetari duhet te mbijetoj ne cdo situate ,per t’i dhe jete vazhdimesise qytatarise …

  6. Roberto says:

    Ore po te pakten mos u tallni me fatekeqesine e te tjerve. Ketu behet fjale per nje ngjarje tragjike per te gjithe dhe nuk flitet per moralin e atyre qe e kane perjetuar keq kete situate sepse e tille ishte. Duhet ta provosh qe te flasesh. Te pakten jo tani. Kushdo qofte ai ose ajo duhet te jetojme me dhimbjen dhe fatkeqesine e tyre.????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje