Bebe Rexha do u ndërtojë shtëpinë, zbulohet historia e dhimbshme e familjes në Bubq

3 Dhjetor 2019, 11:10Sociale TEMA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha mbërriti dje në Shqipëri, ku ka vendosur të japë kontributin e saj për familjet e prekura nga tërmeti.

Bebe ishte dje në fshatin Bubq të Fushë-Krujës ndër më të prekurit nga tërmeti.

Një nga familjet që do ndihmojë këngëtarja në këtë fshat është ajo e Musait, që Bebe ka vendosur t’i ndërtojë banesën.

Ndërkohë, aktori Bes Kallaku ka zbuluar historinë e dhimbshme të kësaj familjeje.

Bebe Rexha vjen ne Bubq dhe vendos te rindertoje shtepine e shkaterruar nga termeti te familjes se Musait, i cili pervec shkaterrimit te natyres ka kohe qe eshte i shkaterruar shpirterisht.

Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe me pas djali. Vajza i la jetime 2 femije te cilet jetojne me Musain dhe Sabijen.

Djali para se te nisej heren e fundit ne Itali i tha Musait, heren tjeter qe do vij nga Italia do bojme shpine e re ne fshat bab.

U kthye 1 muaj me pas, i pa jete nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin.

Lavdia e Zotit, sjell Bebe Rexha -n ne Shqipni per ti lehtesuar dhimbjen e prinderve dhe dheun e femijeve. Musai thot qe kurdo qe ti mbylle syte, do jet i qete per nipin e mbesen sepse do e kene catine mbi koke.

Bekimin e tgjithve ke Bebe Rexha. Bekuar qe erdhe dhe kush te solli. Musait i kishte ngelur vec ajo peme portokalli dhe me aq mundi ta falenderonte.

Lavdia e Zotit. Amen”, shkruan aktori.

3 komente në “Bebe Rexha do u ndërtojë shtëpinë, zbulohet historia e dhimbshme e familjes në Bubq”

  1. bubqaku says:

    Nen kujdesin e familjes Meta, ditet e fundit vizitoi fshatin Bubq, kengetarja me fame boterore Bebe Rexha. Ajo u prit atje nga artisti me fame nderplanetare Bes Kallaku. E mahnitur nga pritja, Bebe, premtoi se do te rindetotnte dy kasolle ne Bubq. Ne shenje mirenjohje artisti Kallaku i dhuroi asaj nje hajmali, ndersa nje fshatar i keputi nje koker limoni nga pema ne oborrin e tij.

  2. Rrumpalla says:

    Bravo e nderuar Bebe, por ja që ka pak politikë brenda, po të shfrytëzon kushërira ( monika çizmja) sepse për të mos u dukur të ka lënë nga mbrapa besnikun e partisë Besin i cili është shumë djalë i mirë vetë, por po e lejon monikën dhe like floriri ta përdorin. Mungon qershia mbi tortë çim peka ( qeni besnik i familjes së kriminelit sali).

  3. american16al says:

    Bravo Bebe Rexha humaniste e vertete te marrin shembull te gjithe ata qe kane pak mundesi te ndihmojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje