Tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e të martës përveç humbjes së jetëve, la pas edhe shumë godina të shembura dhe objekte në rrezik shembje, sidomos në qytetin e Durrësit.
Në gërmadhat e tyre humbën jetë njerëzish nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Shumë prej tyre nuk arritën që të nxirreshin në kohë nga gërmadhat dhe humbën jetën. Pavarësisht këmbënguljes dhe punës së palodhur të bërë nga skuadrat e shpëtimit.
Pas kësaj katastrofe natyrore, gati një javë pas tërmetit, ku shumë banorë kanë humbur jo vetëm familjarë por edhe banesa apo investimin e një jetë të tërë, prokurorinë duket sikur e ka zënë gjumi. Identifikimi i objekteve të shembura është shumë e lehtë për t’u bërë, por ende nuk ka asnjë të ndaluar për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen, asnjë ndërtues, drejtues teknik, kryetar bashkie apo koluaudatorë që kanë firmosur lejet e ndërtimit apo relacionet e këtyre lejeve, nuk është ndaluar.
Një ndër këto objekte, ishte dhe hotel “Vila Palma” në zonën e plazhit Durrës që u shemb gjatë tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Në rrënojat e këtij hoteli humbi jetën një person, ndërsa skuadrat e shpëtimit pas shumë orësh kërkime fatmirësisht arritën që të nxjerrin që aty të gjallë tre persona.
Hotel “Vilma Palma” është ndërtuar që në vitin 2005. Leja e ndërtimit për këtë objekt, fillimisht 4 katësh është dhënë në vitin 2005 nga ish- Komuna Rrashbull.
Investitor ishte Dëshira Qato, në atë kohë drejtore Urbanistike. Sipas dokumentacionit rezulton se në vitin 2008 është marrë një tjetër shtesë kati, lokal plus papafingo. Sot pavarësisht se leja është dhënë për 6 kate, nuk ka asnjë informacion nga Njësia Administrative Rrashbull për dy kate të tjera shtesë, të cilat mendohen të jenë bërë pa leje.
Fiksi u interesua pranë kësaj njësie ku intervistoi edhe inxhinierin Pasho Beqiri, i cili në atë kohë ka qenë edhe sekretar i KRRT-së. Kohë kur është dhënë leja e ndërtimit. Sipas tij dhe dokumentacionit që rezulton në ish komunë, leja e ndërtimit është dhënë në bazë të një relacioni të sjellë nga ndërtuesi dhe investitori. Ai pretendon se janë pikërisht këta të fundit bashkë me supervizorin dhe kolaudatorin që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi që ka ndodhur.
Ai thotë se konstruksioni metalik mund të jetë edhe shkaku i rrëzimit të objektit, i favorizuar edhe nga katet shtesë. Gjatë shfletimit të dokumentacionit u vu re, që nëse investitori ishte Dëshira Qato, kolaudimi i objektit ishte bërë nga Arben Qato, bashkëshorti i saj.
Emri i Dëshira Qatos nuk është një emër i panjohur për publikun. Në fillim të vitit 2019 ajo ishte një nga punonjësit e bashkisë Kavajë, të cilën IKMT, e kallëzoi penalisht nën akuzën, shpërdorim detyre, si Drejtore e Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave.
Ajo akuzohet që së bashku me një grup punonjësish duke vepruar ,apo mosvepruar, në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik në të paktën shtatë objekte shumë katëshe të ngritura në territorin e Bashkisë Kavajë.
Në dosjen e ndërtimit të Vilmës Palma, rezulton se ish drejtoresha e Drejtorisë Urbanistike Golem, dhe së fundmi Drejtore Urbanistike në Kavajë të jetë një nga pronaret dhe investitorja e Hotel Vilma Palma. Ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Qato ishte kolaudatori i këtij ndërtimi i cili ka firmosur dhe vulosur se objekti ishte ndërtuar brenda të gjitha parametrave.
Objekt mbi të cilën u shtuan nga viti në vit katet, deri sa nuk mbajti më, dhe fuqia e tërmetit shkatërrimtar e shembi duke zënë poshtë 4 persona, ndër të cilët fatkeqësisht, njëri prej tyre humbi edhe jetën.
I di sala keto gjera
Këtu po restaurojnë ndërtesat para se të nisin hetimet, ju kërkoni dhe arrestime.
Sky tower eshte ndertuar qe ne fillim 4 kate mbi lejen e ndertimit dhe qe ne vitin 2002 eshte nxjerre urdheri per prishjen e tyre. Tani po ndertoka shtese kati. Ne ligjin shqiptar ne asnje rast nuk parashikohet leje per shtese kati. Ai qe ka dhene nje leje te tille duhet te pergjigjet penalisht.
Tregojani Andi Bushatit se Saliu ka pjerdhur! Tregojani dhe hajdutit president dhe atin qe spiunoi baben e vet Lubonje mavrise
Ore katet e para qe jane bere lokale dhe dyqane. Ky eshte tmerri
A mundet shteti te publikoje 1 liste me emrat e pronareve qe ngriten pallate ?
Te hetohet lidhja qe kane pasur ne shtet se ky eshte korrupsion i paster
Njerzit e thjeshte jane viktima te pushtetit
Si ka mundesi punonjesja e bashkise eshte investitore tek pallati qe lejen e miraton po kjo?
Paska pasur rroge te madhe
Çudi ja ca milionera ne dollare shkojne ne pune per 500 mije lek ne shtet nderkohe qe jane biznesmena
Burg pa kthim per keta tipa qe ti kthehet besimi popullit
O Bledi , shteti i lejoi këta të ndërtojnë (sigurisht ka pirë dhe kafen e tij shteti) dhe ti thua të nxjerrë listën , cilën listë , atë ku do figurojë dhe shteti vetë si shkelës i ligjit ??
Këtu kishim Dakon që hodhi beton mbi muret dhe mbi mbetjet e mureve Antike ditën me diell dhe nuk i hyri gjëmb në këmbë .
Këtu kishim Idioten Kumbaro që “restauronte ” mbetjet Antike me llaç e me tulla, që ndërtonte lokale brenda zonës arkeologjike të Butrintit, që la të shëmbeshin disa monumente kulture të rëndësisë së parë dhe nuk i hyri gjëmb në këmbë.
Këtu kemi Vetë Shtetin që lëshon Butrintin me qira tek privati i cili në vend të Butrintit Ilir e quan Butrinti Greko-Romak dhe nuk lëviz njeri , e ti kërkon listë me personat që kanë shkëelur ligjin.
KOT E KE , SHTETI DO BËJË GJOJA SIKUR INTERESOHET SA TË HARROHET PAK HISTORIA E TËRMETIT DHE PASTAJ DO VAZHDOJË SI GJITHMONË , ME KORRUPSIONIN GJIGAND.
Komuna Rrashbull jep leje ndertimi per ndertesat ne plazhin e Durresit(?)
Me leje komunash jane rrethuar Qytetet me ndertime abuzive.Vendoste Rrashbulli si do te ndertohej Durresi!!!!Kuuuuja!
Po me keto zhdukjen e komunave te merret parlamenti,para se yi zhduki Termeti.
Futi në burg për vrasje me qëllim.
Ledi, jo shteti nuk do ta beje kete kur se eshte vete pergjegjese ! Prandaj u qytetaret duhet ta beni, ju sytetaret duhet te beni kallezime penale qofte vete kur jeni demtuar qofte duke ngritur nje shoqate . Kerkoni fonde pastaj kur te keni mbledh perreth avokat zojen gozo si vullnetare edhe shume ingjeniera profesionist qe ishin gati per ndihme. Ka njereze per t’ju ndhimuar ne qofte se e beni ne kete drejtim se po pritet nga kjo pari qe eshte fajtore per kete situate tash e 30 vite, prape kane me va fut!
Komuna RASHBULL menaxhon bregdetin shqiptar?????!!!!!
KY POPULL QE I KA HYR BABAZIA PER TU PASURUAR DUHET TE VERI MEND SE DO VIJN TERMETE TE TJER DHE DO SHKOJ NE TE SEMES SKAN LEN GJE PA BER NDERTIME PA LEJE E SIPAS QEFIT SHTESA PA LLOGARITUR ASGJE PALLATET TE GJITH ME KLUBE POSHTE QE SKAN LEN GJE PA BER BEJN RREGULLIME SHTEPISH DUKE PRISHUR MURE POPULL LESHI DHE TANI ULERIJN ATE QE BEN MOREN DHE FRUTET POR TE MARI FUND NJEHER E PERGJITHMON KUSH BEN NDERTIM PA LEJE 30 VJET BURG KUSH BEN PALLAT JASHT NORMAVE TEKNIKE TE PUSHKATOHET NDRYSHE KY MILET NUK VE MEND SE NE HARROJM SHUME SHPEJT HISTORIA E TERMETEVE PERSERITET
Ky termet eshte si puna e Gerdecit as ka per tu arrestuar ndokush… Pallatet ne Shqiperi jane ndertuar jo vetem me strukture te gabuar por edhe ne vend te gabuar… urbanizim i paplanifikuar… e mos e nga ato ceshtjet ku jane shit nje hyrje tre familjeve… Si urbanistika e Tiranes, pacavure … pini drog e dizenjo piktura abstrakte, i zhveshur nudo, shiringat mbi tavolin dhe nje vrrome ne krevat qe po fle gjume,sapo kane kryer marrdhenie .
KESAJ I THONE ,KURE DELEVE I MUNGON BARIU ,UJQIT BEJNE FESTE. ME PAKE FJALE KURE SHQIPRIJA KA KALUAR GJITHE ATE TRANZICION KU SHOQROHEJ ME PROTESTA , VRASJE NJERZISH, BANDA QE KERKONIN INTERESET E TYRE ,PUCE SHTETI,DEMOSTRATA NGA ME TE NDRYSHMET .MAFJA LEVIZTE POSHTE E LARTE TE KOMANDUAR NGA SHTETARET POLITIKE TE PUSHTETSHEM,BENIN CFARE TE DONIN ME PASURITE E PALUJTSHME . SI ME ZAPTIMET E TOKAVE ,NDERTIMIE E PALLATEVE,DHE VJEDHJET E RESORSEVE TE SHTETIT.
KUJTONI TE GJITHA NGJARJET E VRASJEVE NE SHQIPRI NE KOHEN E TRANZICIONIT.ARRITEN GJERE ATY SA DHE TE VJEDHIN FLORIRIN E SHTETIT,DHE PRAPE ASNJE NGA KETA MAFIOZE ORDINERE NUKE PERFUNDOJE NE DYERTE E BURGUT.NUKE DUHET SHUME MENDE PER TA KUPTUAR ,SE PER NDRYSHE NUKE KA SE SI SHPJEGOHET ,PSE JEMI KATANDISUR NE KETE GJENDJE. DO TE DUHEN EDHE 50 VJETE TE TJERA PER TE RIKUPERUAR KETA SHKATRRIME QE JANE BERE NGA DORA E MAFIOZEVE PUSHTETARE.SA PER JETET E HUMBURA KETA NXHJERRIN LOTE KROKODILI,.