“Të dhurosh në ndihmë të njerëzve të dëmtuar nga tërmeti të është një gjest i bukur, por bukuria e këtij gjesti është lënduar shumë nga spektakolariteti”.
Kështu shprehet Mustafa Nano në monologun e tij të kësaj jave në “Provokacija”.
Teksa shton se gjestet e tilla të bukura kur shoqërohen me anonimitetin janë edhe më të bukura.
Mustafa Nano është ndalur te ndihmat që janë bërë nga qytetarë të ndryshëm, personazhë publik ose jo.
Duke i cilësuar si pasunarë shqiptarë, Nano thotë se ka frikë se gjitha kjo mund të jetë një lojë.
“Këto ditë ka pasur shumë lajme për dhurimet në dëmtim të njerëzve nga tërmeti. Ky është një gjest i bukur, por bukuria e këtij gjesti është lënduar nga spektakolariteti nga fakti që gjesti është bërë pjesë e informacionit”, shprehet Nano.
“Gjeste të tilla bëhen për ti garantuar vetes një lloj karari të caktuar të brendshëm, por synimi është të mos mbetet anonim.
Gjestet e tilla kur shoqërohen me anonimitetin janë edhe më të bukura. Vullnetarizmi është bukur kur shoqërohet me anonimitetin. Kjo gjë ka ndodhur me masën.
Të kesh pak edhe të dhurosh pak kjo është sakrificë e madhe, por të kesh shumë siç kanë pasunarët shqiptarë dhe të dhurosh një porcion të vogël të pasurisë nuk ke bërë asgjë”, shprehet Nano.
“Një numër pasunarësh deklaruan shuma të caktuara ndoshta edhe nën presionin e qeverisë apo shoqërisë që kërkonin nga oligarkët të zgjidhnin qesen e tyre apo të qeverive të cilat kanë bashkëpunuar, ata më në fund e zgjidhën qesen.
Kam frikë se e gjitha kjo është një lojë. Kur e gjithë kjo histori të mbyllet ne do të marrim vesh që pasunarët shqiptarë nuk kanë dhuruar para, është nevoja që ata të tregojnë një dokument bankar, gjesti i tyre nuk duhet të jetë thjesht spektakolar, çdo gjë duhet të bëhet transparente.
Njërëzit duhet ta deklarojnë formën e kontributit që ata kanë dhënë”, shprehet Nano.
S’e kuptoj Nanon, njehere thote qe gjeste te tilla jane me te bukura ne anonimitet, pastaj thote behuni transparente e na tregoni letrat e bankes sa keni dhene. Po ik o Nano, deklaro sa ke dhuruar vete meqe qenka keshtu puna. Pasaniket shqiptare edhe nese e kane deklaruar, mire e kane bere. Keshtu u mbushet mendja te tjereve pasanike qe te ftillohen e te japin dicka nga milionat qe gezojne. Ne anonimitet e beri Dua Lipa dhe ishin duke e kryqezuar pse s’ka dhene gje. U detyrua tjetra te justifikohet se dhurimin e ka bere ne fshehtesi me familjen e saj. Populli duhet ta dije se kush po i ndihmon. Dhe transparencen mos e prit nga donatoret, por nga qeveria.
Pse fjala pasunaret? Me thjesht e me mire eshte: kamnoret dhe skamnoret.