Nga Astrit Patozi
Shoqëritë e avancuara nuk presin asnjëhere që të bien tërmetet për t’u shkundur. Ato përgatiten t’i presin fatkeqësitë, duke u vetëlëkundur në çaste dhe kohë normaliteti. Prandaj edhe nuk mbyten kurrë në një pikë ujë, kur tragjedia një ditë vjen.
Tek ne as që bëhet fjalë të ndodhë kjo, sepse nuk kemi asnjëherë kohë të mendojmë për të ardhmen, ngaqë jemi shumë të zënë për të mbyllur llogaritë e së tashmes. Të cilat gjithmonë dhe pa asnjë përjashtim firmosen sipas parimit “ai që ka topin, gjuan edhe penalltinë”.
Pikërisht për këtë arsye, një goditje tjetër që po kalojmë pas 26 nëntorit është gara e shpifur për klikime sot apo vota nesër mes atyre, të cilët më shumë se kushdo tjetër në këtë vend duhet të ulnin kokën e të kërkonin ndjesë. Qoftë duke heshtur apo edhe duke u lutur sinqerisht një herë të vetme në jetën e vet për viktimat e pafajshme të babëzisë, papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së tyre në gjithë këto vite.
E njërës palë, që po përpiqet më kot të na bindë se duhet t’i falemi Zotit për këtë qeveri, se ndryshe nuk do ta kishim përballuar dot të keqen, por edhe të tjerëve, që gati po na thonë se këtë tërmet e porositi vetë qeveria.
Këtë “tërmetin” e fundit, të paktën, mund ta kishim evituar.
Ik er pirdhu.
Ti ke 30 vjet hyp e zbrit sa n qeveri aq n opozit dhe ti je fajtor per cka osh shqipnija.
Ti na erdhe n pushtet duke prish cdo tradit gjoja se ishin komunizem.
Pse e prishet institutin sizmik..ti e prishe.
Bythqi.
O Patoz, leri keto hartime se nuk perfaqson me asgje vec te shkuares tende berishiane.
Kjo qe ben ti eshte hipokrizi dhe idiotesi.
mjaft !
Lajthitje te nje pasardhesi te Salies.
S’ta man te shash Salun dhe meresh me Bashen, nuk ta ka faji ai qe ben gam gam dhe s’te degjon njeri, edhe drejt te flasesh , je i pa besueshme ! Shkurt , jeni te djegur dhe kot qe flet dhe zgjedh fjalet ! Tere kohes ja keni futur njeri tjetrit dhe tani filozofon ! Po e perseris-JENI TE PA BESUESHEM ! Raca juaj e ndyre do evitonte termetin !!??