"Mund të ketë tërmete edhe në të ardhmen", Rama i ndërpret fjalën komisionerit të BE-së: Aman mos, se do ngelet në lajme kjo që sapo the

5 Dhjetor 2019, 10:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Durrës me komisionerin e ri europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič.

Në një moment, shefi i qeverisë ka ndërprerë fjalën e tij, i cili tha se mund të ndodhin tërmete edhe në të ardhmen.

Komisioneri: Do t’ju inkurajoja zoti kryeministër që ta shikoni fazën e rindërtimit në një pjesë më të gjërë, se mund të ketë tërmete edhe në të ardhmen.

Rama: Aman mos e thoni këtë gjë se do të ngelet në lajme. Nuk do të ketë tërmete. Ne nuk do të parandalojmë tërmete por mund të parandalojmë dëmtime më të shumta. Më falni që ju ndërpreva po këtu njerëzit janë të gjithë nën tension, prandaj nuk do doja që të kapej ajo fjali e juaja përsa i përket asaj çfarë përfaqëson BE.

2 komente në ““Mund të ketë tërmete edhe në të ardhmen”, Rama i ndërpret fjalën komisionerit të BE-së: Aman mos, se do ngelet në lajme kjo që sapo the”

  1. Il says:

    Ouuuuuu po cberezotrote minimumi nga 21 shtatori….nxorre ndonjeshkrese minimumi..?meqe ju sule atij zyrtarit te BE…andaj…jeta I ka ternetet por qeverite e pergjejshme marin masa minimizimi nuk bejne fasada…

  2. Aksi says:

    Po te dinte te lexontee mes rreshtave, do e kuptonte se ku i rreh cekani Komisionerit. Mos lejo me ndertime abuzive, mos jepni leje poshte e larte neper zona te pastudiuara, kontrolloni cilesine e ndertimeve. Po ngaqe eshte idiot qe i pelqen vetem mendja e vet, e nderpret tjetrin dhe flet budalliqe. Nuk do te kete termete thote. Sikur eshte Zoti a Nena Natyre ky!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje