"8 Dhjetori", Basha: Të kalojmë këtë situatë të vështirë si një familje e madhe, pastaj të çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

8 Dhjetor 2019, 14:22Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e kujton ndryshe këtë 8 Dhjetor, teksa vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Mesazhi i Bashës:

Ky 8 dhjetor, Dita e Rinisë na bën krenarë për rininë tonë. 29 vite më parë të rinjtë u ngritën të parët në Lëvizjen e Dhjetorit që solli demokracinë; sot pas tragjedisë që goditi vendin, të rinjtë ishin të parët që u erdhën në ndihmë njerëzve dhe të parët që nisën mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave.

Këtë 8 dhjetor shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të rinjtë që në këto ditë sprovash dhe dhimbjesh u shndërruan në shpresë dhe forcë për çdo shqiptar. Edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Dhimbja e këtyre banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë që u vijnë në ndihmë duke vendosur gjithcka në dispozicion të të dëmtuarve. Kjo tragjedi zhveshi nga propaganda gjendjen e vërtetë të vendit, të Shqipërisë së varfër, të vjedhur dhe abuzuar.

Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa.

Nderim përjetë heronjve të 8 dhjetorit 1990 me në krye Azem Hajdarin që u ngritën mbi frikën dhe me kurajo e vizion diktuan rënien e diktaturës dhe lindjen e demokracisë shqiptare. Mirënjohje për çdo të ri që në këto ditë te errëta për vendin, ka ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar. Zoti e bekoftë rininë shqiptare dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!

3 komente në ““8 Dhjetori”, Basha: Të kalojmë këtë situatë të vështirë si një familje e madhe, pastaj të çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit”

  1. Veshgues says:

    Po Z. BASHA!
    Dakort! Po te perdorim kthetrat e SPAK!
    Se po qe per kthetrat e Berishes e te I.Metes, aha e mori ferra uraten! Kurse ti ke kthetra per vila me “qera”!

    1. vang says:

      Nuk do ta kaloni kete gjendje si nje familje e madhe se kete gjendje po e kalon qeveria,por pasi ta beje punen qeveria ta shporrni ju e ta gjeni gati

  2. Vlesh says:

    Po kthetrat e tua, te Berishes, te Ilir (Mon) Kryemetes, do kemi shans ti presim!
    Dakort po nese ti do jeshe i zene me SPAKUN si te bejme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje