1 vit e 6 muaj burg për inskenimin e "Babales", reagon sërish Salianji: Më është bërë padrejtësi, Albert Veliun dhe Alfred Alizotin nuk i kam njohur më parë

10 Dhjetor 2019, 16:28Politika TEMA

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ishte sot i ftuar në Top Talk ku foli edhe për çështjen e ditës: dënimin me 1 vit e 6 muaj burg që Prokuroria dha për të.

Ndërkohë, ai ndryshe nga sa ka deklaruar më parë, sot tha se nuk i ka njohur më parë dy pratagonistët Albert Veliu dhe Alfred Alizoti të cilët pranuan të inskenojnë çështjen “Babalja”.

“Është një ditë e zezë për drejtësinë, është varrosur drejtësia dhe janë bërë padrejtësi. Albert Veliun dhe Alfred Alizotin nuk i kam njohur më para. Ne verifikuam që Albert Veliu kishte bërë burg me Agron Xhafajn. Provat mbi rastin, komunikimet telefonike i disponon prokuroria.

Kam bërë komunikim me publikun lidhur me këtë skandal. Kemi pasur në fund të tetorit audio-përgjimin për këtë rast. Prokuroria nuk ka çuar materialin origjinal, por një material të dalë nga mediat. Prokuroria ka dashur të shpëtojë vëllain e Ministrit të Brendshëm.

E devijuan çështjen për të tërhequr vëmendjen nga çështja kryesore. Komunikimi i parë i Babales është me Olldashin dhe jo me mua”, tha ai në Top Talk.

Ju kujtojmë se sot, për ish-deputetin Ervin Salianji, prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, që të konvertuara shkojnë në 3 muaj shërbim prove për kallëzim të rremë mbi çështjen që njihet si “Babalja”.

Grupi hetimor grumbulloi të gjitha të dhënat, mori dëshmitë e të gjithë protagonistëve si dhe verifikoi tabulatet telefonike të cilat vendosnin ish deputetin para përgjegjësisë ligjore. (TemA)

2 komente në “1 vit e 6 muaj burg për inskenimin e “Babales”, reagon sërish Salianji: Më është bërë padrejtësi, Albert Veliun dhe Alfred Alizotin nuk i kam njohur më parë”

  1. Flutra says:

    Perkrah grides, ky idiot mesoj ca intriga te rendomta ashtu sic mesonte dikur vet grida nga mr . Henry . Por Salihanji si fshatar gomar qe eshte ,i perdori pa e diskutuar mire me shoket e partise, prandaj partia e burgosi

  2. merko says:

    Saljani plera duhet te shkoj ne burg, kur u be surrati i ketij bythlepirsit te mundohet te baltosi figuren e Fatmir Xhafajt, i vetmi politikan qe e hapi burgjn si ps po ashtu dhe pd, po duan Leshin keta pazarxhinjt qe mos u fryfshin kurr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje