Bllokohet rruga, bien gurë në aksin Librazhd-Elbasan

10 Dhjetor 2019, 09:08Sociale TEMA

Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve.

Masive dherash e gurësh kanë rënë mbi trasenë e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan tek “Kthesat e Murrashit” por fatmirësisht kjo ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar.

Prej një ore qarkullimi është vështirësuar dhe lëvizja po kryhet në një korsi.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë disa segmenteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje