Lidhja e shqiptarëve me rakinë: Fierakët janë më “pijanecët”, ja qytetet që konsumojnë më shumë alkool

9 Dhjetor 2019, 19:11Sociale TEMA

60% e shqiptarëve pinë rregullisht alkool. Statistikat e Instat konfirmojnë traditën e një raporti të ngushtë mes meshkujve dhe gotës në Shqipëri.

Studimi i fundit demografik dhe shëndetësor ka treguar se konsumi i rregullt i alkoolit gjatë 12 muajve të vitit është veçanërisht i theksuar në Qarkun e Fierit, me 88% dhe atë të Beratit, me 87%.

Në përgjithësi, duket se lidhja e meshkujve me alkoolin është më e fortë në qarqet e Shqipërisë se Mesme dhe të Jugut, ndërsa në Shqipërinë e Veriut konsumi i pijeve alkoolike është mesatarisht më i ulët.

Qarku ku burrat pinë më pak alkool është Dibra, me 28%, i ndjekur nga Kukësi me 39% dhe Shkodra me rreth 45%.

Ndërkohë që konsumi i alkoolit në shkallë të lartë mes meshkujve nuk përbën surprizë, pija po josh në masë të konsiderueshme edhe femrat. Sipas Instat, në Shqipëri pinë alkool gjatë 12 muajve të vitit 28% e femrave.

Edhe mes femrave, qarku i beratit ka shkallën më të lartë të konsumit të alkoolit, me 44%, e ndjekur nga Tirana me rreth 41% dhe Vlora me afërsisht 37%.

Mbështetur në anketën e konsumit të familjeve për vitin e kaluar, çdo familje shqiptare shpenzon mesatarisht rreth 2600 lekë në muaj për alkool dhe duhan. Kjo përbën 3.5% të buxhetit mesatar familjar në vendin tonë.

Megjithëse kjo vlerë mund të duket relativisht e ulët, sërish familjet shqiptare shpenzojnë për alkool dhe duhan më shumë para nga sa shpenzojnë për arsim apo për argëtim dhe kulturë.

5 komente në “Lidhja e shqiptarëve me rakinë: Fierakët janë më “pijanecët”, ja qytetet që konsumojnë më shumë alkool”

  1. Zigur Qarri says:

    22.11.2019 – 13:55 RENDITJA E QYTETEVE Konsumi i alkoolit dhe duhanit/ Dibra zë vend të parë
    Qarku i Dibrës është qarku me përqindjen më të lartë të konsumit të pijeve alkoolike dhe duhanit, në rang kombëtar.
    Instat ka publikuar Vjetarin Statistikor Rajonal, në të cilin identifikon specifika për të gjitha qarqet, referuar vitit 2018.
    Nga 12 qarqe, vendin e parë e zë ai i Dibrës, me 6%. Në vend të dytë për konsumin më të lartë të pijeve alkoolike dhe
    duhanit e zë qarku i Elbasanit, me 5.2%.Kurse, në vend të tretë renditet qarku i Lezhës, me 4.8%. Përsa i përket qarkut
    të Tiranës, në fakt ka një përqindje 3.3, më të vogël se pjesa më e madhe e qarqeve.I fundit në radhë, me konsumin më
    të ulët të pijeve alkoolike dhe duhanit, është qarku i Vlorës, me 2%.

    1. Peço says:

      Ça bënë or Zigur të keqen, nuk po na lë t’ja fusim kot, or vëlla! Na lërë, or i uruar i perëndisë, të gënjëjmë një çikë, se nuk u bë kiameti! Apo do që mos të na zërë gjumi fare?

  2. Spartakos Thraks says:

    Në qoftë se do ta lexoja këtë artikull 67 muaj më parë do të qeshja dhe do të thoja se shumë mirë bëjnë që pijnë ata që pijnë. Por mbasi e kam lënë them se :Alkooli është një gangrenë e shoqërisë, është shkaku i gjithë të këqijave. Një njeri që është i eksituar në alkol humbet shumë gjëra nga jeta e tij si shëndeti, karakteri, ekonomia, prestigji, koha e humbur, vullneti për të marrë vendime në jetë, familjen, etj. Këto që po lexoni nuk i shkruan një njeri i salloneve por një njeri që hyri klubeve në moshën 16 vjeç,aty ku shkruan dhe autori i artikullit në Fier. U drejtohem të gjithë atyre që ndihen se kanë problem me alkoolin të kërkojnë ndihmë në qendrat e rehabilitimit të alkolisteve anonime. Nuk është turp te kerkoj ndihmë dikush, turp është të mos bësh asgjë për të eleminuar problemin që ke. Unë kam ndjekur një program 2 orë në javë në një qendër të tillë për 24 muaj rresht. Gjatë zhvillimit të programit po shihja ndryshime në veten time dhe mbas përfundimit të tij dhe deri sote jeta ime ka ndryshuar komplet. Ndihem sikur jam lindur sote, dhe i them vetvetes se sa kohë paskam humbur kaq vite që shkuan. Por prapë them me mire vone se kurrë.

  3. Bledi says:

    çfare thua o vlla
    200 lek te reja cigare ditore X 30 dite X 2 persona
    100 lek te reja alkol X 2 here ne diteX 30 X 2 persona
    12000 + 12000 = 24000 te reja mujore
    Po te marr 1 min me hap 600 ose pabuksi qe nuk qeras njeri

  4. Vlonjatja says:

    Po ketu paska gallate. Cili raport eshte me i sakte??? Apo futja kot bejne raporte nga mendja sa te marin parate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje