Izraeli prodhon pajisjen që parashikon tërmetet 8 orë para? Ambasadori i Izraelit në Tiranë: Ja kur del në treg (Ilir Meta, "pajisja" e gjallë ende e paarritshme)

9 Dhjetor 2019, 18:53Sociale TEMA

Sizmiologët kanë deklaruar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, ndërsa nga Izraeli vjen një lajm i mirë.

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka konfirmuar se brenda vitit pritet të dalë në treg pajisja që sinjalizon termetet 8 deri në 12 orë para se të godasë.

Ai shpjegon se Izraeli ka dy sisteme për paralajmërimin e tërmeteve, të dyja funksionale, një në çarjen siriano-afrikane që kalon nga Siria deri në Afrikë deri në Malaui, me rreth 500 kilometra në Israel dhe sistemin e alarmit në shinat e trenit që përdoret për të rregulluar shpejtësinë e trenit për të parandaluar dëmin para se të ndodhë tërmeti.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë është kompania Izraelite “Ionoterra” me krijimin e një sistemi që parashikon tërmetin nga 8 deri në 12 orë para se të ndodhë. Ambasadori thotë se ky nuk është thashethem dhe se do të jetë në treg brenda një viti ndërkohë që është testuar me sukses.

“Ata mendojnë ndryshe, jashtë paradigmës. Në vend që të përpiqen të identifikojnë tërmetet përmes lëvizjeve sizmike dhe nëse bën këtë, humbet 90 përqind të zhurmave të lëvizjeve për shkak të natyrës së identifikimeve sizmike. Kështu që ata përpiqen ta përdorin atë përmes jonosferës, që është niveli atmosferik nga 60 kilometra e sipër, nga 60 deri në një mijë kilometra.

Ajo që bëjnë është se vënë sensorë dhe radarë në vende që janë shumë të ndjeshme ndaj tërmeteve dhe marrin sinjalin në mënyrë konstante dhe arrijnë të shohin kurdo që ka ndryshim. Dhe ndryshimi është alarm i kuq për ju. Suksesi i saj është 91 përqind. Ata e testuan sistemin në Greqi, Turqi, Rumani, por sigurisht teknologjia nuk është 100 përqind e arritur. Do të kërkojë disa javë, disa muaj për ta vlerësuar në një pozicion ku mund ta përdorësh në çdo vend”, u shpreh Noah Gal Gendler për ABC news.

Ambasadori tha gjithashtu se ky sistem nuk është shumë i kushtueshëm sepse mund të përdoren sensorë dhe radarë. Sensorët mund të vendosen madje në çdo 2-3 kilometra, edhe në varka të vogla, për të mbuluar edhe pjesën detare.

Por serish “pajisjen” e gjalle Ilir Meta qe parashikon teermetet me muaj perpara, asnje shpikje nuk mund ta arrije, madje as per koston e larte me te cilen po e mbajme!

Kujtojmë se Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, brenda dy muajve: Ai i 21 shtatorit me dëme materiale dhe tërmeti fatal i 26 nëntorit, që mori jetën e 52 personave, plagosi mbi 900 të tjerë dhe la në qiell të hapur me mijëra qytetarë, kryesisht në Durrës e Thumanë.

11 komente në “Izraeli prodhon pajisjen që parashikon tërmetet 8 orë para? Ambasadori i Izraelit në Tiranë: Ja kur del në treg (Ilir Meta, “pajisja” e gjallë ende e paarritshme)”

  1. Salbeu says:

    Po ta shesim metanovon do nxjerrim ndo një lek

    1. Ilir says:

      Te pakten ta shesim meten e te nxjerim shpenzimet, perpara konkurences nga Izraeli.

    2. Havard says:

      Ne fillim Arabet, me pas Erdogani ene se fundi Cifutet po tallin b it hen me Arnautet . lol!

      1. Atdhetar says:

        NUK ESHTE HAVARD POR ESHTE HARVARD! NUK PO TALLET NJERI POR SHKENCA KA PERPARUAR DHE MADJE KA EDHE SIZMOLOG QE ARRIJNE TE PARASHIKOJNE ME PAK JAVE QE DO TE BJERE TERMET NE NJE ZONE QE ATA E MONITOROJNE:
        https://www.youtube.com/watch?v=dhMoQrLEJe0&t=278s
        https://www.youtube.com/watch?v=B1yno8RjaFE

    3. Vlore says:

      Po kjo ironia ne funde per ilir meten ca eshte apo shenje respekti nga gazeta tema per te vdekurit e termetit? Imagjino ca pisa gazetar jeni. Ngelet duke bere politike te qelbur dhe ne raste fatkeqesie pavarsishte se cdo politikan ne shqiperi eshte plere ju prape shiteni here nga njera pale here te tjetra. Njerez te ulet pa pike dinjiteti. Shkurte prostituta

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Jeni debila. Me vjen gjynah per ata njerez te keputur qe po vuajne po per ju, qe talleni me fatin e keq te fakeqeve ju rente nje termet ne familjet tuaja. Meta tha merrni masa o debila ne rast se nje termet i fuqishem godet vendin, ashtu sic e goditi dhe qeveria e poturres mjekerlesh u kap gafil. Mjekerrleshi kujtoi se si lider global eshte i gjithefuqishem por natyra ste pjerdh fare se sa bukur flet, sa interesant do te dukesh me apo pa poturre, me apo pa breke, sa bukur i lyen fasadat apo sa te bukura i ke batutat, natyra te con ne te semes brenda sekondes dhe se ndalon dot pasi se kemi ne dore, por ajo qe mund te bejme eshte te pergatitemi sa me mire ne mjete, teknine, specialiste, pajisje etj per te perballuar efektet dhe per te rikthyer normalitetin sa me shpejt. Shalegjati jone ne vend te mendoje seriozisht si burre shteti per sigurine e shtetasve te tij mendon si te beje lojera fjalesh me fjalet e Metes. Ne fakt Metes i doli fjala per faktin qe qeveria jone ishte komplet e papergatitur dhe diletante per te perballuar nje situate emergjente.
    Keshtu ndodh kur ke per KM nje njeri qe thote KM nuk behesh diten e pare por meson rruges, edhe sa duhet te vuajne njerezit duke pritur qe ky pallosh te mesoje te beje KM e nje shteti?

  3. Ushkuri says:

    Ne skemi nevoje se kemi presidentin parashikues. Ai e tha por vetem se e mbajti sekret diten dhe oren. Po ta kishim paguar (si duhet) informacionin ai do te na e thoshte edhe daten edhe oren. S’e paguam e hengrem.
    Edhe tani ai e ka gurin ne dore. E di se kur do bjere tjetri por e ka rezerve per te rrezuar Ramen. Nqs Rama nuk e heq nga president ai do na e thote. Eeh, ku ka president si ky!!

  4. Luli says:

    Ambassadori nuk eshte njeri do si do, Havard, se ke dhe goxha emer.

  5. Peço says:

    A mund t’më shpiegoj dikush, kur bëhet fjalë për një lajm, interesi ndaj të cilit mund të jetë mjaft i madh, për çfarë hynë “humori i hollë” me Ilir Metën këtu? Atëhere si mund të besoj njeriu i arsyeshëm një lajm të tillë, kur ti vet si lajmdhënës tallesh hapur me lajmin? Pra, ky lajm jepet për të informuar publikun ndaj një rezultati shkencor të pritshëm, apo është thjesht një sajesë e krijuar vetëm për të tallur Ilir Metën? A ju nuk doni ë dini fare për jetën e njeriut, or të marrë, për ju rëndësi ka vetëm pushteti i Edi Ramës, si një mundësi për të zhvatur dhe asgjë tjetër.

  6. Shqiperia says:

    Pyetja eshte . A i kan testuar ndonjeher ne Izrael keto psosje
    ?

  7. 777 says:

    Shpresojme qe parashikimet e kesaj paisje te jene reale dhe me shume rezultat… si parashikimet e bibles qe po cuditemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje