“Duhet që sigurim i banesave të bëhet i detyrueshëm, sigurimi ndaj katastrofave të bëhet i detyrueshëm”.
Kjo ishte përgjigjja që kryeministri Edi Rama i dha propozimit të profesoreshës Luljeta Bozo sa i përket financimit të rindërtimit të banesave edhe nga ata individë të prekur që nuk kishin respektuar asnjë kod ndërtimi.
“Në këtë fazë nuk mund tu kërkojmë njerëzve që të paguajnë”, theksoi Rama në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.
Sipas Ramës, qytetarëve duhet tu bëhet e ditur se Qeveria nuk do të rimbursojë më dëme të tilla dhe se të gjitha banesat duhet të sigurohen.
Ai solli rastin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku banesat e shkatërruara nga urganet dëmshpërblehen, sipas tij, nga kompanitë e sigurimeve.
Profesoresha e inxhinierisë, Luljeta Bozo ka kërkuar që financimi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të bëhet nga Qeveria dhe nga ata individë të prekur që nuk kishin respektuar asnjë kod ndërtimi.
Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Bozo theksoi se nuk është faji i shtetit që disa prej individëve i kishin ndërtuar banesat e tyre pa themele.
Sa i përket planit të rindërtimit, Bozo propozoi që të merret në ngarkim nga njësitë vendore sepse Qeveria nuk mund të jetë e pranishme në çdo fshat të vendit.
“Duhet të kemi brenda javës pasqyrën e dëmtimeve në zonat rurale.
Duhet bërë një plan organizimi. Duhet ta bëjë njësia e administrimit, nuk mund ta bëjë Qeveria. Duhet të organizojë sesi duhet të fillojë puna.
Po nuk pati afate dhe njerëz nuk bëhet asgjë, mund të flasim ne sa të duash këtu. Të evidentojnë në mënyrë që çdo gjë të bëhet e qartë dhe transparente.
Pastaj, mbi bazë të kësaj thuhet që ky është i pari në rrezik, pastaj i dyti dhe i treti.
Fondin do e mbulojë të gjithë shteti apo individi? Unë mendoj se duhet të japë edhe individi. Nuk ka faj shteti se e ka ndërtuar shtëpinë pa themel.
Një pjesë të kësaj përgjegjësie financiare duhet të mbajë edhe personi që ka shkelur të gjitha rregullat”, deklaroi profesoresha Bozo.
Bozo ritheksoi se njësitë vendore duhet të vihen patjetër në lëvizje dhe se nuk duhet të pranojnë asnjë rindërtim pa projekt.
Sigurimi i banesave nuk ka nevoje te behet me dertyrim,
por t’u deklarohet troc pronareve te tyre se shteti nuk ka asnje detyrim nese shtepia apo boznesi i tyre shembet nga fatkeqesite natyrore.
Ka ikur koha kur shteti socialist ishte pronar i gjithckaje dhe e kishte per detyre t’i ndertonte nga e para; sot jemi ne ekonomine e tregut kapitalist, ku te gjithe jane bere pronare te tokave, shtepive, dhe bizneseve te tyre; shteti nuk eshte me nje institucion ekonomik, por juridik. Rama ben gabim qe merr persiper ndertimin e shtepive , duket qe nuk eshte shkeputur akoma nga psikologjia komuniste e Enver Hoxhes.
Qe duhet te sigurohen banesat eshte e vertete por me keto rroga e pensione qe kemi eshte e pa mundur se do te rritet akoma me shume varferia.
Shqiptaret skane 70-100 Euro ne vit te sigurojne banesen nga zjarri dhe reziqet shtese ku futet edhe termeti por kane te blejne kostume Armani apo te hane cdo fundjave dreka te shtrenjta peshku dhe zogj fshati. Sjkurt kemi nevoje te sigurojme trurin ne rradhe te pare qe na ka ikur ne drejtim te paditur.
Dhe do e zgjidhesh problemin? Po ku paguajn shoqerite e sig..ata s paguajn demet e makinave..ke info ti KM apo te genjejn??
Do te bëjë sigurimin e banesave me detyrim,diktatori qe dha leje ndertimi sheshet publike te pallateve ekzistuese,toke qe i takonte
banoreve qe banonin aty!Pa u hapur dokumentet e lejeve te ndertimit,qe ka dhene kur ishte Kryetare Bashkie mafiozi Edvin Escobar
D’Rama,nuk ka qetesi Tirana,te cilen ky bandit e ktheu ne nje geto.Ka Njeri normal qe i beson akoma ketij demagogu?
Problemi qëndron tek privatizimi pa kriter i banesave. dua të them se që në 90-ën kur u bë privatizimi, duhej bërë me blloqe dhe të kishte shoqëri të qiraxhinjve që së bashku të vendosnin si do mirëmbanin banesat e tyre. Se u ndërhy pa kriter, shto ballkon e shto kat, hiq kollona në kat të parë për të bërë lokal pa llogaritur se shëmbet i gjithi po i hoqe gjymtyrët. Tani për sigurimet, ndonëse është vullnetar, duhet të kesh parasysh se kapitalizmi nuk ndërton shtëpi, e mos harroni! Nëse ju ndërtojnë banesa, do paguani për to. nuk është faji i shtetit se ra tërmet, në kapitalizëm përfiton nëse ke siguruar shtëpinë, por edhe aty të vënë kushte, prandaj lexojini mirë marrëveshjet me agjensinë e sigurimeve. Nuk jetohet me mëshirë por përvishni mëngët të përballoni gjëndjen, s’jeni as të parët e as të fundit. Me të qara nuk fitoni gjë…dhe mos i prishni me qëllim se do humbni gjithshka. Kush i bën gropën tjetrit bie vetë brënda. 30 vjet bëmë c’deshëm me pasuritë tona, akoma zihen e vriten, tani toka po merr hak.
Sigurimi I pasuris se tundeshme apo patundeshme duhet urgjentisht te sanksionohet me ligj.Se paku Amerika,anglia,Israeli te gjitha demtimet nga katastrofat e ndryshme natyrare demshperblimet mirren nga kompanit e sigurimeve sipas kontates qe ke firmos(sa ma teper paguan siguracion aq ma e madhe asht demshperblimi).Shteti ne kapitalizem nuk asht organizat ekonomike e kapitalizmi nuk esht FILANTROP.Mendoj se duke njohur mentalitetin mbar shqiptar siguracioni te saksionohet me ligj,vetem kjo zgjidh problemin.Nuk jam dakoert me ty Glorja aspak(pse nuk thua qe cmimet ne shqiperi te perdorimit perditshem jane ma teper se 4 here se ne B.E.Maqinat jane mjet qejfi e defrimi kurse jashte maqina mjet pune.FAMILJA E NJE EMIGTANTIT drekon apo darkon ndofta 1 apo 2 here ne muaj ne restaurant,ne shqiperi reataurantet jane plot e perplot cdo dite nga mengjezi deri ne darke ku darkojne apo drekojne familjet ne fund jave)Prandaj mentaliteti shqiptarit asht qe mundesisht te mos paguaj asnje lloj takse e cdo gje ose te vjedhin ose ti marrin qyl.