Gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ditën e sotme, inxhinieri Arben Meçe i është drejtuar Ramës, duke i kërkuar të shkojë patjetër në Shijak për të parë situatën, pasi sipas tij, duket një qytet i qetë, por që është i shkatërruar nga tërmeti.
“Së fundi, kam gjithë jetën që punoj në Shijak. Duhet të vini, sepse është nga qytetet më të qeta, por më të shkatërruara. Aty do të shihni lagje të tëra, që janë shkatërruar”, tha inxhinieri.
Më tej, inxhinieri i kërkoi kryeministrit Rama që të organizojë menjëherë grupet e punës, t’i ulë në tavolinë dhe të vendosin çfarë do të bëjnë me objektet e larta në Durrës, që sipas tij, kanë defekt në projekt, i cili mund të shpërthejë edhe pas riparimit.
Duke falënderuar fondacionet që janë gati për të nisur rindërtimin, si ai i Elvis Naçi dhe Arbër Hajdarit, Meçe theksoi se qeveria duhet t’i monitorojë, qoftë për planimetrinë e ndërtimit, qoftë edhe financiarisht.
“Po nxjerrin shumë objekte të prishura. Duhet të fusni medoemos rishikimin e tyre, por ka shumë prej tyre që janë me dyshim.
Nëse kemi inspektuar 200-300 objekte dhe kemi nxjerrë 30, do të shkojmë te këto 30. Ka dhe shumë reagime sa i përket punës së grupeve, mirë është që ato të mos lënë asnjë gjurmë dyshimi te njerëzit.
Ne jemi futur në procesin e restaurimit tashmë. Sfida jonë është lufta me kohën dhe zgjidhjet që japin dy kolona të shëndetshme sot për mua, që janë të gatshme të nisin që sot punën, që nesër të fillojnë punën me një kusht: përgjegjësia e situatës në këtë vend është e qeverisë.
Këta do të marrin përgjegjësinë e qeverisë në kurriz të tyre, që do të thotë që qeveria duhet të jetë aty për monitorim. Monitorimi i parë është ai planimetrik, që do të thotë se këta nuk do të dalin jashtë planimetrisë. Duhet të ketë edhe një monitorim përfundimtar financiar.
E treta, Durrësi ka shumë objekte të larta, që dëmi duket shumë i madh. Ka një arsye të vetme, është teknike, është defekt i projektit, që do të thotë edhe pas riparimit ky defekt do të shpërthejë. Ne nuk jemi më të mirët, z.kryeministër grupet duhet t’i organizosh ti.
T’i ulësh në tavolinë dhe të vendosni urgjent çfarë do të bëhet me këto objekte. Forcën që ka betoni, nuk e përballon çfarëdolloj muri t’i vendosësh, sepse elasticiteti është aq i madh, sa dëmton ndoshta edhe betonin.
Pa bërë këtë procedurë, në mënyrë absolute të mos kalohet te fazat e tjera”, deklaroi inxhinieri Meçe.
Shijaku , qytet i qete ? Na cudite o inxhinier !
Shijaku ka 30 vjet qe eshte bere si Palermo e viteve ’80 .
Eshte shume problem me njerezit. 80 % e atyre qe ishin ne tavoline jane te pjerdhur si puna ketij Meces.
Rama duhet ti japi drejtim vetem me eksperte te huaj.
Ne cdo qeveri , ne administraten shteterore jane punesuar vetem injorante dhe militante te rendomte. Ato pak organizatore qe ka shqiperia, jane lene jashte dyerve
Ju pershebdes z Mece! Jeni nje ze eksoerti. Vleresoj edhe kurajen Tuaj. Shendet dhe suksese!
Ky ish PD ist po e tepron! Mentalietet shqiptar! E kam mbeshtetur por mendja urdheron koken!
Vereni Ramen me shpatulla per muri me argumente te rena ne konsensus nga nje mase sa me e madhe intelektesh te urbanizimit,arkitektures,ndertimit etj,se nuk zgjidhen problemet me llogje kavaje sic ben Mecja!
Nuk kam degjuar deri me sot asnje personalitet ne ndertim etj qe te shpalle hapur propozimet e tij apo te nje grupi specialistesh se cfare rruge duhet te ndjeke qeveria per ndreqjen e situates!
Situaten nuk duhet ta mbaje ne dore Rama,por specialistet!
Se keto jane me pasoja per sot e per te ardhmen dhe nuk zgjidhen as me barsaleta,as me bibel e kuran,por me mendje te afte!
Shikoni cilen ka caktuar Rama per te drejtuar rindertimin:Ministren e Kultures,qe nuk e lidh asgje me ndertimin!
Pse nuk emeroi me mire ndonje trainer futbolli pa skuader!
Rebel ,per cfar mase inteletualeshte urbanizmit,ndertimit apo fushave te tjera flet ti o mik?Ato jo vetem qe nuk ekzistojne (shumica e tyre kan ndry jete) por jane intelektual te plepave made in Albania thellesisht te korruptuar e te shndruar ne ingjinjera politik.Edhe ajo zonjusha ingjiniere e njohur( qe I perket arsimit te larte para fiteve 90) intelektuale e vertet e profesioniste ju sulen egersisht qenj politik te korruptuar.Prandaj Rama neqoftese mbeshtetet tek kto ingjinjera made in Albania gjithecka ka mbaru, ai e din ose e njeh pak a shum kapicitetin e ingjinierave shqiptar.prandaj kerkesa per ndihme nga specialist nderkombetar per verifikim te objekteve demtuar ishte e shkelqyer.Ndersa ingj. tone vlersonin me sy damtimin,ekipi israelit e kontollonte me aparatura gjithe skeletin e nderteses e percaktonte ekzaktesisht mos demtimin apo demtimin e madhesin e demtimit.Duhet te kemi guxim ti themi gjanat si jane.E verteta eshte e hidhur,bile fiton shume armiq por ne fund e verteta eshte ajo qe fiton.
Ky qenka karepsur fare
Si shume perpjete po e hedh shurren ky shqupisti qe e mban veten per inxhinier, por nuk e ka kuptuar se ka falimentuar.
Po mer daku po, se ky gjoja experti nuk ka as aparatura per te bo shkenc se fale Sales qe e ka per zemer, ne 2007 u mbyllen institutet shkencore. Dhe ky shet pordha me rigon. Dava palloshi plak qe po na hiqet si expert. Pse nuk i tha 1 here te vetme sales se po bente gabim per mbylljen e instituteve shkencore?
Na myten idiotet e harruar nga koha neoer televizione. Nuk hap dot asnje kanal se dalin keta pleqt e pjerdhur me na dhon men. Po kur qenkan kaq te zote, si ka mundesi Shqiperia eshte ne ket fare derexheje?
Shyqyr qe Rama nuk ka eskorten gati per c’donjerin qe flet kundra tij…si ai tjetri , pale e shihnim sesi do te lehnin keto konet e ” zgjuara ” qe bejne trimin me zotnine ! Kush e kush ta mesoje me pare se cduhet te bej kryeministri sapo gdhihet dita . Keta i bejne regjimin ditor . Hahahaha , ci bejne qejfin vetes
@ Rebel per informacion ministrja e kultures eshte nga me te kualifikuarat. Ka mbaruar shkelqyeshem ne Itali per arkitekture. Ka drejtuar edhe me pare projekte te rendesishme. Eshte shume e afte dhe shume punetore.
NJE SHEMBULL I SHKELQYER…
JO VETEM PER CDO SHQIPTAR
– Kur flasin shkencetaret …
Te heshtin druvaret !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Profesor Arben Mece ngriti zerin kunder Sali Berishes dhe Bandes se tij Gangstereve e vrasesve te mbi 15 fishte te Shqiperise ne 15 vjet SaLikekracise.
Prof. Arben Mece asnjehere nuk u kthye ne ushtar partie e bythelepires Vicidoli.
Ai ishte nder te paret per te mos thene i pari nga profesoret e Inxhinjerise se Ndertimit dhe krejt Universitetit te Tiranes qysh me 8 nentor 1990 si nje nder lideret kryesore te levizjes demokratike kunder ish- diktatures komuniste.
Ai ishte nder themeluesit e pare te PD-se, deputet dhe nje nga lideret e saj…
A nuk ishte ky Profesor Drejtori i Drejtorise se Rrugeve dhe infrastruktures ne ministrine e Transportit, nje post tejet i lakmuar si nje “ Miniere Floriri ” dhe “Fabrike parash“ nga cdo politikan i korruptuar e oligark i vjeter ose i ri e parardhesit dhe pasardhesit e tij, qe diten kur ish- Ministri Lulezim Basha i paraqiti kontraten vetem ne anglisht te Autostrades se Kombit se Bechtelit famekeq pa e menduar dy here dha doreheqjen e parevokueshme .
Jo pse nuk e njihte anglishten, qe e zoteronte shume me mire se Basha e Argita, se Sala e Corp. por sepse nuk donte te perzihej ne aferen me korruptive ne historine e Shqiperise qe thau financat dhe boshatisi arken e shtetit shqiptar.
Jo vetem kaq por si nje shkencetar i madh i Ndertimit dhe I Ekonomise e Financave, si nje nikoqir i shkelqyer pogradecar dhe simbol ndershmerie, ai hetoi dhe zbuloi si askush tjeter se populli fakir shqiptar dhe Shqiperia e stervjedhur nga ajo bande kriminale kishin paguar me djersen e gjakun e tyre vetem per germime dheu ne nje terren kodrinoro- malor sikur e gjithe ajo autostrade, qe kurre nuk arriti shkallen per tu quajtur e tille, te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle ne tere gjatesine e saj nga Miloti ne Morine te Kukesit?????….
Ose ose, rreth 600 milione euro te vjedhura nga kjo Mafia antishqiptare me kumbaren dhe mikun per koke te Sali Karaxhicit, Damir Fazlic e Corp.
Me gjeni edhe nje shembull te ngjashem si ate te shkencetaret te ndertimit Prof. Arben Mece ne historine gati 30 vjecare te pluralizmit politik shqiptar !!!
Ky eshte Arben Mece nje personalitet shembullor ne lemin e ndertimit dhe nje shqiptar i madh e atdhetar me integritet e moral shembullor per brezat e sotem e te ardhshem te Shqiperise!
Nje shembull i shkelqyer per tu ndjekur jo vetem nga cdo shqiptar kudo ne Bote!
Une krenohem me Prof. Arben Mecen 1999-esh.
Shpresoj dhe uroj qe edhe ti e kushdo tjeter !
– Kur flasin shkencetaret …
Te heshtin druvaret !
Shkruar ne trenin Grand Central Terminal – Stamford te Metro North ora 2:19 te mengjezit te dates 4 dhjetor 2019
Zoti mece, nqs e meriton, jep mendimin tend per problemet e shkaterrimit nga termetet dhe mos jep urdhera qeverise. Nuk eshte demtuar vetem shijaku, por nje zone e madhe per te cilen zoti mece nuk fliska. Sipas fjaleve zoti mece i paska ikur pak bleta dhe duhet ta mbledhe.