Dëmet nga tërmeti në QSUT, Manastirliu me Ramën: Dëme të vogla në mure, asnjë pacient nuk mbeti i lënduar

10 Dhjetor 2019, 10:55Sociale TEMA

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin për vizitë në QSUT, ku inspektuan dëmet nga tërmeti.

Manastirliu informoi kryeministrin Rama sa i takon punimeve për rikonstruksionin e dëmeve.

“Ka disa dëme të vogla në mure, por jo në strukturë.

Kemi 5 qendra shëndetësore të vjetra që janë jashtë përdorimit.

Fatmirësisht asnjë pacient nuk mbeti i lënduar nga tërmeti.

Me dëme serioze ka dalë pas akt-ekspertimit spitali i Laçit.

Pacientët e spitalit të Laçit janë transferuar në Lezhë”, u shpreh Manastirliu.

Rama: Qenka shkundur mirë, por kishte njerëz këtu brenda?

Ministrja: Po kishte, por për fat të mirë asnjë pacient nuk është lënduar.

Rama: O zot, tendera mo tendera (sheh pjesën e trashësisë së suvasë)

Drejtori i QSUT: Suva mbi suva ka qenë, shumë e trashë

Ministrja: 5 cm shtresa e suvasë

Rama: O Zot, ja shikoje. Veprimtari inxhinierike armiqësore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje