Jari informon Doktorin në Lalëz për gjyqin e Salianjit

10 Dhjetor 2019, 21:04Antena TEMA

Pas ngjarjeve të forta që sot u zhvilluan në Gjykatë të Tiranës, Jari vendosi të mbajë në dijeni Doktorin në Lalëz:

“I dashur Doktor,

Jari ju sqaron!

Sot ishte një ditë e keqe për demokracinë.

Shkuam në Gjykatë të Tiranës sipas planit që kishim bërë.

Unë nuk shkova për shkak se do bëhesha pengesë për protestën, pasi menduam se do ishte e dhunshme dhe u ngatërrohesha nëpër këmbë.

U mblodhën shumica e ish- deputetëve.

Salianji mbahej mirë. Të tjerët ishin të demoralizuar.

Kur u dha vendimi shpërthyen në hilaritet, por gjyqtarja lexoi vendimin dhe iku.

Salianji dukej i fortë dhe pas vendimit.

Mond Spaho i shkoi afër dhe i hodhi dorën në sup.

-Mos u mërzit vëlla, tha, se kemi për ta fituar në apel.

Do ndryshojnë gjërat. Të siguroj që do jesh prapë deputet.

-Ore lereni hallin tim, se unë dhe po su bëra, them ma futi Gjykata, po shikoni veten mos ua fut Luli, tha Salianji me të qeshur.

Ishte pak  e hidhur, por duke qenë se qe humor, qeshëm.

Pastaj në Gjykatë ishte gjyqi kundër portaleve të opozitës.

Tur Zhejin e dënuan 3 milion lekë. Kjo është çmenduri.

Nuk i mjafton gjyqi me fondin “Besa”, dhe këtë ka mangut.

Çim Pekën e dënuan 1 milionë e kështu me radhë.

Jetmir Olldashin me 500 mijë lekë.

Atij ju bënë dy dënime në një ditë.

Përveç dënimit me Salianjin, dënim dhe për Xhillarin.

Kjo na e bëri më të vështirë ditën. Ishin dy goditje të forta.

Ndaj them të marrim masa dhe të fillojmë një sulm të fortë ndaj gjykatave, se këtyre tani u doli frika dhe do na dënojnë të gjithëve.

Merre me mend, pasnesër ka gjyqin Luli dhe me këtë ritëm na këputën të gjithëve.

Më fal se e zgjata shumë me lajme të këqija.

Si është situat në Lalëz? Pashë një kronikë të Ora News për “Syrin e Kuçedrës”.

Ishte tamam siç the ti. Dhe një burrë plak aty afër kështu tha.

-E mbaj mend prej 300 vjetësh që është “Syri i Kuçedrës”, tha, dhe nxjerr avull.

Fliste një tropojançe të pastër.

Nuk di a janë dëmtuar vilat e shokëve apo jo, se më vjen zor t’i pyes. Na thuaj çfarë të bëjmë, se gati na ke!

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari informon Doktorin në Lalëz për gjyqin e Salianjit”

  1. Vlesh says:

    Vilat ne Lalez thone kane shku per Lesh! Po s’flasin pronaret!

  2. xyz says:

    Mirë mua gjykata por juve do t’ua fusi Luli!
    ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje