Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të martën se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik.
Veseli i bëri këto komente për gazetarët në Hagë, ku të martën përfundoi intervistimin para Prokurorisë së Specializuar për krime të luftës në Kosovë.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik, të cilin e ka synuar Serbia që ta bëjë në Kosovë”, tha Veseli.
Veseli, i cili ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, nuk tregoi se në çfarë cilësie është intervistuar nga prokurorët në Hagë, por tha se ashtu siç ka premtuar, edhe është paraqitur për intervistim para Prokurorisë.
Dhomat e Specializuara, deri më tani, kanë ftuar mbi 100 persona për intervistim, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.
Në mesin e tyre: Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja dhe Ramush Haradinaj.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011.
Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000.
Lufta e UCK, ishte super e shenjte.More Kadri djali, e shenjte kundra ushrise e policis serbe, kunder para militareve serbe! Nuk ishte e shenjte kur filluat te vrisni kundershtaret politik, popullin e thjeshte, qofte dhe ndonje informatore.Ata qe i sherbyen serbeve, te i gjykonit me drejtesi me trup gjykues e jo me plumb ballit.Ju kopjuat Enverin nuk zbatuat rregullat e luftes.Dhe LNC ishte e shenjte por e pordhi Enveri, i ktheu ne lufte vella frasese.Kadri po ke gabuar do pergjigjesh, mos u fsho mbad termat UCK, ti cfare ke ber……Kosovaret ju njohin ata e dine se jeni sjell….
Ngelaqi ben selfie para librave, e se shpejti edhe selfie prapa grilave. Po realizohet nje premtimi i Albin Kurtit: Hajnat ne burg.
Po ti ‘miku’ po pate fakte shko dhe denoncoje kadri veselin meqë i di gjërat kaq mirë. ..Haga apo perëndimi nuk kanë asnjë pikë dyshimi se kush bëri krime lufte pasi kanë kaluar 20 vjet që atëherë dhe akoma vazhdojnë të zbulohen varreza masive të mbushura me shqiptarë në rrethinat e Beogradit kështu që Haga po bën shantazh mbi ata që komandojnë Kosovën madje ata përpara zgjedhjeve si nën zë hodhën idenë se ish luftëtarët e UÇK duhet të largohen nga skena politike. .ky version nuk është shumë i lehtë për tu pranuar sepse ata janë patriotët që i dolën luftës në ballë mirëpo me amerikën nuk haesh dot kështu që këta eksponentë po përballen me “goditje poshtë mesit”…zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin komplet të stisura dhe madje të stisura keq, le të shikojmë se ku do ti dali koka planit amerikan. ..të paktën luftëtarët e UÇK nuk duhet të përndiqen sepse nuk kanë bërë si ato masakrat e serbëve, raste sporadike mund të ketë pasur por ti japësh plumbin ballit një agjenti në radhët e tua nuk përbën krime lufte. .e keqja më e madhe qëndron në faktin se ti si ‘miku’ bën gjithë këto akuza në drjetim të luftetarit të UÇK-së po armiqtë e tij çfarë mund ti ngarkojnë? ?