Ata që duan të vënë përballë Ramës, Elvis Naçin dhe pse ai nuk mund të rrëzohet nga një imam

11 Dhjetor 2019, 10:40Politika TEMA

Kritikë permanentë ndaj Ramës, sidozot Andi Bushati, duket se gjeti detajin më të fortë për diskretitimin publik të kreut të qeverisë, kur tha se njerëzit më shumë i besojnë një imami se sa qeverisë, referuar shumës së mbledhur nga Elvis Naçi nga donacionet e shumta ngamos – rreth 6 milion euro, e në synimin për të arritur në 10 milion – përballë të cilit pra, Rama, dukej i injoruar nga zemërmadhësia shqiptare. Por jo gjithnjë fakti është dhe argument. Edhe në këtë rast.

Një shoqatë bamirëse nuk është një qeveri dhe një imam nuk është kryeministër. Thënë ndryshe, Bushati, në vlerësimin e perfomancës mes tyre, i trajtoi të dy si nga i njëjti domen.

Apo apo, meqë si Rama e si Naçi kanë qenë njëri basketbollist e tjetri futbollist, Bushati vlerësoi koshat e shumtë të Naçit (në rolin e një basketbollisti), e golat e paktë të Ramës (në rolin e një futbollisti).

Janë me dhjetra arsye se pse njerëzit më lehtë ia besojnë donacionet një shoqatë bamirëse, ose në rastin konkret një imami bamirës, se sa një kryeministri, pavarësisht nëse ky fundit është i dashur apo i urryer për njerëzit. Konteksti social i gjykimit dhe vlerësimit të një kryeqeveritari ndryshon kryekëput nga ai ndaj një bamirësi.

Mjafton fakti që kryeqeveritari është politikan, një status me ngarkesë të madhe pezhorative, aq më tepër në kushte shqiptare.

Ndërsa një bamirës, i cili vetëprezantohet në publik nëpërmjet qindra episodeve të përlotshme ku dikton, me aftësinë e tij solidarizuese, ndryshimin e një fati njerëzor nga dhimbja në lumturi, domosdo që do ketë kuota më të larta afiniteti, e për rrjedhojë do i besohen dhe kontribute financiare.

E fakti i Bushatit, do vlente si argument vetëm në rast se, pas donacioneve, Naçi mund ta sfidojë Ramën dhe në vota.

Mjaft të ndërtosh hipotetikisht një realitet ku imami bamirës tenton të konkurrojë dhe politikisht kreun e qeverisë. Sigurisht që treguesi i fondeve në këtë pikë nuk vlen aspak.

Ai që i ka besuar Naçit para, do të duhet t’i besojë dhe fatin e tij në vendimmarrje politike. E kjo nuk është aq e lehtë.

Sepse, sa historia e sa realitetet tona sot, afrojnë plot shembuj të dështimit politik, apo të pazotësisë politike, të atyre që mund të kenë shkëlqyer në fusha të tjera.

Në të një tjetër sens, ajo që po e karakterizon Bushatin e shumë zëra të tjerë kritikë ndaj Ramës, është thjeshtëzimi i akuzave, ku me një fjalor të klisheizuar, për çdo rast e për çdo çështje, mbeten infantilë përballë kreativitetit ligjërues të Ramës, pa iu futur fare produktit real e të prekshëm të qeverisjes.

Propagandë për propagandë, mjafton një gjetje polemizuese e Ramës – kadrinjtë – që t’jua deligjitimojë akuzat ose kritikat.

Kjo, sepse asnjë akuzë apo kritikë, nuk është e mbështetur në një punë të mirëfilltë gazetareske, thënë ndryshe në një investigim, nga ato që shkaktojnë tërmete politike e që e fusin në histori gazetarin.

Kujtoni Bushatin në kohën e Berishës: nuk qe kaq aktiv sa sot me Ramën në opiniondhënie kritike, por mjaftoi një punë e shkëlqyer e tij gazetareske mbi tragjedin e Gërdecit, një speciale investiguese e shfaqur të Zonë e Ndaluar, për t’u kthyer në hasëm të njeriut qe qeveriste asokohe.

Këtë nuk po bën dot sot. Ashtu siç nuk bën dot, ai e të tjerë kritikë, ndërtimin e një projekti të ri politik që do e rrëzonte Ramën.

Rama ka ardhur në pushtet si projekt politik dhe mund ta rrëzojë vetëm një projekt politik. Dhe siç nuk e bëjnë dot, as nuk po e kuptojnë dot.(Tesheshi)

12 komente në “Ata që duan të vënë përballë Ramës, Elvis Naçin dhe pse ai nuk mund të rrëzohet nga një imam”

  1. Sqepari says:

    Si mund t’i besosh strukturave fetare problemet e medha sociale qe ka shteti dhe zgjidhjen e tyre? Kush beson ne keto marrezira ka shkuar menderisht per lesh?!

    1. Kasem gahinji says:

      Ku eshte ndryshimi ndermjet njerit qe mmbledh para ne nje numur llogarie me pretekstin e ndihmave ne emer te rilindjes,nga ky qe mbledh,nuk dihet sa mbledh dhe ku i con,sa con per bamiresi dhe sa per bamiresi ne xhepin e tij.dhe nje gazetare qe kishte per transparencen e hoqi sepse e ben vete transparencen.shembulli i pare ne burg.shembulli i dyte mbetet shembull bamiresie.

  2. BRSS says:

    NGA KETO KEKET QE THOT KY IMAMI KA HAPUR NDONJE LLOGARI NE EMER TE TE TJERVE PER VETEN E VET KOKRRA E HAJDUTIT

  3. Orges says:

    Po pikerisht pra ky eshte problemi: megjithese eshte idiotesi te pretendosh qe feja te zgjidhi punet e shtetit, njerezit aq e kane humbur besimin te kjo qeveri saqe me mire ja japin leket institucioneve fetare.
    E kupton cfare shteti jemi! Nese mund te quhemi ende shtet kjo gjeja qe ne po i paguajme taksa perdite…

    1. naimi says:

      bravo orges. edhe magjypi a kinezi i besohet, vec ketyre jo.

  4. Tetovari says:

    Një herë në një mbretëri u kishte vdekur mbreti
    dhe qytetarët kishin ra në hall për të zgjedhur një mbret të ri pasi mbreti i tyre nuk kishte lënë pasardhës.Ata më në fund kishin ra dakord se atë vënd denjësisht mun ta zavedësonte një imam shumë i drejtë dhe i ditur që ndodhej në një qytet.
    Pas një kohe shkojnë që t’ia paraqesin kërkesën e tyre imamit(myderizit).Ai i pret dhe e dēgjon kërkesë
    e tyre por ai refuzon me pretekstin se si imam
    (myderiz) nuk do të jetë në gjendje ta udhëheq mbre-
    tërinë strikt sipas librit të shenjtë!
    Prandaj mendoj qe imami i nderuar z.Elvis Naçi
    nuk do të bëjë një “salto mortale” që të lëshohet
    në politikë.

  5. sunitet besojne me shume tek shurra e devese sesa nje kryeminister.................... says:

    artikullshkrues,nje imam ne nje vend arab[90% sunite] ”shkerdhen”[me vota dhe krebilitet] cilin do politikon qe i del perpara,kjo per fakt te injorancise se muslimon brothers…………..kshq je komplet gabim!

    1. naimi says:

      nuk eshte ceshtje vendi arab apo sunit ti bq, por e ka bere balte ky I gjati dhe gjithe paraardhesit e tij, prandaj do votohej jo imam por edhe budist te ishte..

  6. katarakti says:

    Kur shqiptaret i dhurojne më shume para nje fondacioni bamires apo fetar, sesa nje fondi te qeverise, ketu ka nje problem te madh. Ose shqiptaret jane idiote dhe te prapambetur, ose kryeministri ka nje nam aq te keq saqe njerezit ngurrojne te derdhin ndihmat ne fondin e qeverise. Personalisht jam tejet i bindur ne variantin e pare. Por edhe Edi Rama dhe te tjere duhet te ia shtrojne kete pyetje vetes: Si spjegohet qe i dhurohen fonde nje fondacioni fetar bamiresie dhe jo shtetit?! Kaq poshte ka rene reputacioni i tij?!

  7. Durres says:

    Sado para te mbledh Elvisi nuk e mbulon dot faktin qe ndjek mesimet e Muhamedit i cili e mori per grua Aishen kur ishte 9 vjec dhe pati sex me te qe ne ate moshe. Nuk mbulohet dielli me shoshe.

  8. Aplliania says:

    Ju paska dhimbt kopaci bolshevik nga dalja ne sken e hoxhes bujar , o karabishtrat e enver kurves se shpirti nga bytha do ju dali .

  9. Alban Dega says:

    EDI RAMA NJE LIDER SURPRIZE….
    …. qe prodhon surpriza ne cdo hap

    NJEREZORE … FANTASTIKE PER DY
    FEMIJE HERONJE QE SFIDUAN
    VDEKJEN

    Nje video teper emoconuese dhe fantastike!
    Enderren dhe shembullin qe ua shpetoi jeten Vetem nje artist politikan dhe politikan artist si Edi Rama mund tia bente realitet…
    Te besh perkthyesin dhe shoqeruesin e dy engjejve me simbolin e frymezimin e tyre qe ua shpetoi jeten me dy pellumba si drita eshte akt i larte humanizmi dhe sherbim ndaj Atdheut e kombit shqiptar nga nje kryeminister krijues dhe lider politik, ne keto dite te veshtira per cdo shqiptar!
    Jo nje lider shabllon, statuje, “ one of the same”, nje prej te njejteve”, por nge nje lider surprize qe prodhon surpriza e krijon lajm edhe me ngjyren e corapeve apo citjanet qe kane qene e mbeten ne traditen shqiptare. edhe me tre lapsa ne vend te shamijave aristokrate ne mini he pin e xhaketes a me kollare qe i vizaton vet… me e ne cdo hap qe hedh!
    Pamja me e bukur e 10 diteve te fundit!
    Surprizash me e bukur e tri dekadave te fundit!
    Sot ishte Dita e Shenkollit!
    Gezuar te gjithe shqiptareve pa dallim !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje