FOTOT: Gati projekti i Behxhet Pacollit për ndërtesat në Thumanë

12 Dhjetor 2019, 19:22Sociale TEMA
FOTOT: Gati projekti i Behxhet Pacollit për ndërtesat në

Ministri i Jashtëm në largim  i Kosovës Behxhet Pacolli, ka publikuar projektin e ndërtesave, që do të ndërtohen në Thumanë, e cila u godit nga tërmeti 3 javë më parë.

Pacolli shkruan se projekti është gati, pas një punë me shpëjtësi rekord, dhe do të financohet i gjithi nga familja Pacolli.

“Të dashur miqtë e mi,

Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. 

Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, shkruan Pacolli.

Siç shihet edhe nga fotot e projektit të familjes Pacolli, ndërtesat do të jenë kryesisht 3 katëshe.

Pak ditë më parë Pacolli premtoi se do të investonte 1 milionë euro për të dëmtuarit nga termeti në Thumanë.

16 komente në “FOTOT: Gati projekti i Behxhet Pacollit për ndërtesat në Thumanë”

  1. Merati says:

    O Behxhet Pacolli je vertet i madh ja vlen te jesh kryeminister jo i shqiperise po i shqiptarve Bexhet ti i ke te gjitha kushtet se nuk ke nevoje te vjedhesh te dalin dhe te teperojn leket qe ke per 100 breza prandaj je i vetmi shqiptar qe mund shpetosh shqiperine nga kjo katraure qe e solli Sal Ram Berisha do jete e veshtire po e mundahme ne qofte se shumica e shqiptarve jane me mua duhet te votohesh per kryeminister i shqiptarve zoti te bekofte Behxhet

    1. Malo says:

      Mos bej Politike o njeri,po deshe te etiketoshe Filloje nga i paudhi deri sote te Ed Arkivoli,ketu i ke te gjithe brenda……

  2. Ladi says:

    Bravo te qofte. Je shqipetare i vertet, pa shume llafe por e bere projektin ne kohe rekord. Pershendetje

  3. Biri I Sheqeres says:

    Projekt bashkohor ,Bexhet Pacolli je i madh dhe vizionar dhe ket e treguar tek te gjitha projektet qe ke bere neper bote dhe vecanarisht ne Kremlin te Rusise.Zoti te ruajt familjerisht per zemergjersine.

  4. mik says:

    Respekt zoti Pacolli.
    Jo vetem po kontribon me nje milion euro per njerezit ne nevoje, por ke marre persiper ti ndertosh vete.
    Ky asht edhe dedikim moral zoti Pacolli.
    Respekt.

  5. Lona says:

    Njeri i mire pacolli bravo

  6. Leo says:

    Je I madh ti je per du bere Kryeministri I Te gjithe shqiptarve Bravo

  7. Gentian says:

    Je nder e krenari per te gjith ne si Shqiptar!

  8. Maksi says:

    Patriot dhe zemergjere bravo! Nje verejtje do kisha qe i ke bere pak te ulta pallatet megjithese lere se i fusim vete nja dy kate shtese??

  9. Berti says:

    Te lumte zoti Bexhet Pacolli, je Patriot i madh, kryeminister 100%

  10. Monika hajdute me cizme says:

    Bravo Pacolli.
    Edhe munika me hajdutet e vet e ka gati planin e vjedhjes…
    Po ta shikoje mbreme tel eni vasili te mbushet mendja se cfare kemi ne krye nje psikopate histerike pa tru….
    Mjer ky vend

  11. Shqiptar says:

    Pacolli je i zoti,te lumte. Shpresojme ta vazhdosh me keso projektesh,sepse i ke mundesite.

  12. Cifuti x says:

    Aman zBexhet!
    Vetem nji lutje kom.
    Ne kontratat e pronesis te cilsohet shprehimisht se Nuk lejohet asnjiher dhe me cdo menyr,qe te devijohet nga projekti i zbatuar per se pari duke shtu apo prish godinat.
    Pra.Asnji shtes kati apo zgjerim.
    Ky esht kushti qe i detyron gjith familjet perjet ta trashgojn .
    Nese ky kusht bie ,ateher bie edhe marrveshja,dhe automatikisht bie pronsija e pronarve.
    Pra kush bo shtesa,del prej shpije.
    Kjo gje do ti edukoj shqiptart qe t mos degjenerojn arkitekturen e banesave.

  13. Detari says:

    nuk e kuptoj, perse marrin banesa falas keta te termetit?

  14. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Ato tre ndërtesa që shohim në maketë, e kanë koston NJË milion dollarë…???!!! Pacolli, ose ato do të jenë prej kompesate, ose shet përralla me mbret këtij populli fukara (por injorant deri në palcë), që ha çdo gjë “pa e përtypur”, mjafton të duket “e bukur”…(?!) (Për vërtetim, lexoni komentet idiote, më sipër…) O merhumët e Meros, botoni dhe ndonjë koment të saktë, se nuk u bë qameti, veç reputacioni i gazetës, ngrihet… !

  15. mateo says:

    Bexhet Pacolli,e bardhë ajo nënë,që n’jetë të solli.Ti je për President,sot i Kosoves,neser,i të gjithë shqiptarve. Disá nga ata që na drejtojnë nè sot,erdhen me valixhe drurit,
    po sot?.Cili prej tyre,e futi doren në xhep për të ndihmuar fatkeqët?Prej xhepave të tyre nxoren vetem facoletat për të fshirë “keqardhjen”.Cili prej pushtetarëve apo deputetëve,dhuroi të pakten një rrogë?Bexhet Pacolli duhet të shpallet:NDERI I KOMBIT SHQIPTAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje