Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë inspektimit të sotëm të godinës së spitalit të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç, tha se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e spitalit të ri.
Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.
Rama vlerësoi punën e ekipit mjekësor dhe tha se së shpejti do të nisë ndërtimi i spitalit të ri. “Faleminderit për punën dhe sakrificat. Ky është spital partizan për momentin. Do ta kalojmë këtë fazë kështu por shumë shpejt do të ndërtojmë spitalin e ri. Kemi bërë të gjitha përgatitjet për të nisur projektin, besoj shumë shpejt do ta ndërtojmë. Duhet ta prishim dhe do ta bëjmë kuptohet shumë më të mirë se ai që është. Jeni super vajza dhe gra, ju e mbani në këmbë dinjitetin e Laçit”, -u shpreh Rama.
rrofsh o ismael kemali i arnauteve!