Dosja ‘Tërmeti’, një hetim që kryhet për herë të parë në Shqipëri ka angazhuar autoritet shqiptare për të çuar para drejtësisë personat përgjegjës për shembjen e banesave nga tërmeti i 26 Nëntorit që shkaktoi 51 viktima.
Mësohet se 4 nga 9 personat e shpallur në kërkim të cilët akuzohen si përgjegjës humbjen e jetëve nga ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit janë larguar drejt Italisë.
Policia i ka bërë kërkesë autoriteteve italiane për të bërë të mundur lokalizimin e tyre.
Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë po kryhen operacione për kapjen e tre të tjerëve të cilët dyshohet se fshihen në kryeqytet. Report TV thotë se janë lokalizuar në Tiranë 2 ndërtues dhe 1 inxhinier të shpallur në kërkim.
Personat e shpallur në kërkim
1. Arben Qato pronar i Vila Palma
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet
7. Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë
Hetimet pas tërmetit pritet të sjellin të arrestuar edhe për viktimat e Thumanës. Burime nga Prokuroria e Krujës bëjnë me dije se janë shënjestruar disa persona si përgjegjës, mes tyre edhe funksionarë publikë.
Prokuroria e Durrësit lëshoi mbrëmjen e së premtes 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë.
Nga veprimet e hetimore ka rezultuar se dëmtimet, shembjet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit. Nga aksioni i policisë u vunë në pranga 9 persona ndërsa 9 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Ndaj tyre rëndon edhe akuza e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte.
Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6-katësh, por edhe ndërtesat e tjera të dëmtuara që janë shpallur pabanueshme.
Arestoni dhe camin e vlores qe ngriti dy pallate ngjitur njeri me tjetrin afer shkolles ali demi , shkerdhejani gruan dhe fisin e ndyre .
Ky Arben Qato është shoku i ngushtë i Ardian Celes qysh kur Çela ishte në bashki dhe se bashku kane organizuar tendera për bulevardin kryesor të Durrësit dhe si shperblim Çela ka punësuar në Oshe Klajdi Qaton të birin e Arbenit militant i leshitdhise që ka blerë diplomën se nuk di as ligjin e Omit dhe jo me të drejtojë një sektor të oshe, klluf nga mendja, totalisht një copë mishi me dy sy.
Deklarojini ne kerkim nderkombetar dhe i gjejne fshataret.
Sapo te dalin ne rruge njihen se hecin shtremet si qeni i goditur pas qafe.