Paketa anti-shpifje, reagon Rama: Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale, sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin

16 Dhjetor 2019, 15:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tryezës së mbledhur sot nga opozita për paketën “anti-shpifje” dhe protestën që do të mbahet më 18 dhjetor kundër këtij ligji.

Në një shënim në twitter Rama thotë se projektligji është konsultuar me OSBE-në prej një viti dhe nuk ka asnjë qëllim të cënojë standardet e lirisë për t’u shprehur. Për kreun e qeverisë, ky ësht ënjë ligj për t’u mbrojtur nga shpifjet.

“Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket!

Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.

Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin”, shkruan Rama në Twitter. (TemA)

4 komente në “Paketa anti-shpifje, reagon Rama: Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale, sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin”

  1. SHKELZENI says:

    NUK KA RENDESI BINDJEVE PARTIAKE PAKETEN ANTI SHPIFJE ESHTE NE INTERESIN E TE GJITHEVE MEDIA ESHTE PER TE THENE TE VERTETEN KUSH SHPIFE DENOHET KUSH PERSERITE SHPIFJEN I MBYLLET PORTALI .

    1. Kalec Dega says:

      Bota po i thote Edscobarit e ka gabim ai na tregon se edhe Ismael Kemali e cante b ithen per antishpifjet
      Kina, Rusia e Turqia kane si te justifikohen neser po qe se e ben ligj komunisti Rama..

  2. Nje mendim says:

    Ligji antishpifje duhet dhe me penalizime te qarta, mjaft livadhisen, gazetare dhe portale te te bosave dhe shpfanjosve te cdo krahu politik,apo personave me mbeshtetje per te brockullitur “pa dogan” ,ne formen e presioneve, shpifjeve nga me te ndryshme, ndaj te cilave edhe po u ankove nuk pergenjeshtrohet kurre…..pastaj per zgjidhje mbetet….Kanuni.!

  3. Zigur Qarri says:

    Metamorfoza e nje drogaxhiu,nga nje zhuls pa asnje qindarke ne xhep,ne pronare i ERTV-s!Ish”atleti”para dy vitesh,tani Plaku Mere
    me tespie,qe vjedh hapur takspaguesit shqiptare.Si e bere Vilen ne Surrel?-e pyeti Studenti ne Vlore.Si gjith te tjeret,me Leket e fituar
    ne emigracion,u pergjigj Edvin Escobar D’Rama!Te nesermen deklaroi se e kishte bere Gruaja e tij!Dhe ky mashtrues ordiner,qe duhet
    te ishte me koh ne burg per qindra afera korruptive,eshte akoma Kryeminister i nje vendi Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje