Rrëfimi i aktores së njohur: Jetoja me një baba të alkoolizuar, mamaja e vrau gjatë një çmendurie

17 Dhjetor 2019, 12:00Lifestyle TEMA
Rrëfimi i aktores së njohur: Jetoja me një baba të

Ajo sot është një aktoret më të famshme në botë.

Por jeta e Charlize Theron nuk ka qenë e lehtë.

44-vjeçarja nga Afrika e Jugut është rritur me një baba të alkoolizuar dhe kur ishte vetëm 15 vjeç, ai u vra nga e ëma.

Aktorja ka folur për herë të parë për këtë ngjarje, teksa tregon se natën e vrasjes, i ati kishte shkuar i dehur në shtëpi.

Ai ka qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të saj dhe të ëmës, por për fat ato kanë shpëtuar, pasi i ati ishte aq i dehur, sa mezi qendronte në këmbë.

Më pas e ëma ka marrë armën e saj dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e ndodhur në vitin 1991 u cilësua si vetëmbrojtje dhe ndaj mamasë së Theron nuk nisi asnjë procedim penal.

Fituesja e çmimit Oskar thotë se nuk ka turp të flasë për atë që i ka ndodhur.

“Babai im ishte një njeri i sëmurë, i alkoolizuar. Unë e kam njohur atë vetëm ashtu.

Unë mendoj se sa më shumë të flasim për këto gjëra, aq më shumë kuptojmë se nuk jemi vetëm.

Ajo që ndodhi atë natë nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë.

Fatkeqësisht, këto gjëra ndodhin në jetë.

Por unë nuk kam turp për atë që më ka ndodhur”, u shpreh 44-vjeçarja, e cila është shprehur se i detyrohet shumë së ëmës, për formimin e saj, si një grua e fortë dhe e guximshme.(TemA)

2 komente në “Rrëfimi i aktores së njohur: Jetoja me një baba të alkoolizuar, mamaja e vrau gjatë një çmendurie”

  1. Z says:

    Po sigurisht nuk mund te behesh Charlize Theron po nuk ke patur nje baba te tille dhe nje mama trime.

  2. LORA says:

    I lumte dora nenes se Theron,
    qe e shpetoi jeten e vajzes se saj nga
    perbindeshi-baba.
    Per mua Theron eshte nje artiste e madhe,dive
    e vertete dhe shume e bukur.Pa aktin shpetimtar
    te se jemes Botes do t’i mungonte kjo bukuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje