Arbitri masakron Partizanin, fitojnë Kukësi, Bylis dhe Luftëtari

18 Dhjetor 2019, 15:11Sport TEMA

Kukësi nis shkëputjen në krye të Kategorisë Superiore, duke hedhur kandidaturën si kandidati kryesor për fitimin e titullit. Skuadra verilindore mposhti 1-2 Vllazninë në “Loro Boriçi”, duke siguruar suksesin e katërt radhazi dhe krijuar një distancë prej tri pikësh me ndjekësin më të afërt, Bylisin.

Blutë u shfaqën me autoritet në impiantin e Shkodrës, ku shënuan nga një gol në çdo pjesë me autorë Rrocën në minutën e 9-të, në një kënd thuajse të pamundur pasi shmangu portierin, dhe Vasil Shkurtajn në të 51-ën.

Goli i Zogajt në të 74-ën e nxehu më shumë sfidën në Shkodër në minutat e fundit, por verilindorët e administruan lojën, duke mos lejuar tjetër gol. “Loro Boriçi” vazhdon t’i sjellë ters Vllaznisë, që në ndeshjet shtëpiake ka marrë vetëm një fitore e dy barazime në 6 takime të zhvilluara gjithsej.

Humbja në derbi duket se ka lënë pasoja te Partizanit, që nuk ia del të marrë pikë as në transfertën e Durrësit me Teutën. Një sfidë plot tension ajo e Niko Dovanës, ku gjyqtari e nxori plot 5 herë kartonin e kuq (tre për Teutën e 2 për Partizanin). 1-0 fituan “Djemtë e Detit” me golin e Sherif Kallakut, të shënuar me 11-metërsh në fund të pjesës së parë.

Të kota protestat e të kuqve në këtë rast, madje edhe në momentin e një ndërhyrjeje në zonën e Teutës ndaj Eraldo Çinarit, që pretendoi për penallti.
Kujtojmë që në pjesën e parë vendësit goditën shtyllën, ndërsa në pjesën e dytë nuk munguan momentin e tensionit, pas një zënke të panevojshme mes Beqjes dhe Cordieros. Kryesori u tregoi kartonin e kuq jo vetëm protagonistëve kryesorë, por edhe Dukës së Teutës dhe Boldorit të Partizanit, që ndërhynë nga stolat respektivë.

Në fillimit të kohës shtesë edhe Silvesetër Shkalla u detyrua të linte fushën pas kartonit të dytë të verdhë. Partizani, në fakt, e gjeti golin me Broën në zhvillimet e një këndoreje, por ndërhyri anësori që e anuloi për pozicion jashtë loje. Më këtë humbje Partizani rrëshqet në vendin e katërt, me pesë pikë më pak se Kukësi.

Sheh dritë në fund të tunelit Luftëtari, që me Novin në stol në vend të Marantasit (u shkarkua) fitoi 2-0 me Skënderbeun. Spikati në këtë takim për bluzinjtë Griseld Lika, autor i të dy golave në këtë takim. 22-vjeçari e gjeti fillimisht rrjetën që në minutën e 9-të, për t’u dhënë më pas epërsinë e dyfishtë ekipit të tij në të 53-tën, rezultat që mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.
Jurgen Goxha rezultoi heroi i Bylisit në sfidën e “Adush Muçës” kundër Laçit, që deri në minutën e 80-të I kishte rezistuar më së miri presionit vendës. Pikërish 10 minuta para përfdundimisht të kohës së rregullt shpërtheu festa në impiantin e Ballshit për golin që kishte vlerë tri pikë.

3 komente në “Arbitri masakron Partizanin, fitojnë Kukësi, Bylis dhe Luftëtari”

  1. Luani says:

    Po ku epe masakrimin ti mer pervers gazetar . Se gjithmon kete linje mban .kartonat mese te rregullt te peste . Goli ishte apsajt e perseriti mbi 5 here tv. Nuk merret kampionati me kete ekip ,jo olsi te jete drejtor po dhe vete edi nuk ka cti beje ketij partizani . Esht shum me i dobet se vjet dhe mbrapa kukesit .

  2. Partizoni says:

    Pse partizoni pretendon te fitoje ndeshje me bardhin,pse lojtare quhet ai,mos kujtoni se kam faj trajneret e huaj,sa te vije trajneri shqiptar fillojne pazaret ,ndahen grupet dhe ky havaz vazhdon pambarim.Te fala Demit

  3. xyz says:

    Arbitri masakron Partizanin
    Titull prej morri të kuw

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje