Ditmir Bushati debat me Ballën për paketën antishpifje: BE nuk ka kërkuar një ligj të tillë

18 Dhjetor 2019, 10:53Politika TEMA

Partia Socialiste para nisjes së seancës plenare ka mbledhur grupin parlamentar, ndërsa është diskutuar mbi paketën ligjore për mediat on-line, e cila pritet që të miratohet këtë të mërkurë.

Burime nga mbledhja thonë se ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dalë kundër.

Ai ka kundërshtuar kreun e grupit parlamentar, Taulant Ballën për dy ligjet e shumëpërfolura.

Sipas Bushatit, ligjet bien ndesh me parimet e KiE.

Nga ana tjetër, Taulant Balla ka pohuar se kjo paketë është bërë me dakordësim të plotë me OSBE, ndërsa shpreh bindjen se ajo do të marrë votëbesimin e deputetëve në Kuvend.

Pjesë nga debati:

Ditmir Bushati: Ligjet ne kundërshtim me KiE, që nuk e kanë kërkuar këtë ligj. Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë

Përgjigja e Taulant Ballës: Paketa është e dakordësuar me OSBE. Do ta miratojmë sot variantin e përmirësuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje